>
BIOSHQIP

Shota Baraliu Rrëfen Intimitetin Në Shtrat

22-08-2012
E thjeshte, pa komplekse dhe shume e sinqerte, vjen ne kete interviste kengetarja dhe aktorja kosovare Shota Baraliu, e cila pranon hapur se eshte e dashuruar, por qe lidhjen e saj nuk do e beje publike per arsye se deshiron ta shijoje vetem e jo me te tjeret. Ajo flet per cmimet ne koncerte dhe detaje te tjera.

Ke gjithmone angazhime, te ftojne neper koncerte?
Sigurisht qe kam pasur ftesa per koncerte dhe sivjet, por dhe kam gjetur kohe te pergatis disa projekte qe i kam per ne shtator.

Po per cmimin e nje koncerti mund te flasesh?
Sa u perket koncerteve, kam nje cmim normal qe mund ta perballoje lehte nje organizator kur te fton.

Je e dashuruar?
Kam kohe qe shoqerohem me dike, por nuk me pelqen ta bej publike, dua ta kem per vete e jo per njerezit e tjere.

Po me te dashurin ben lojera ne shtrat?
Si cdo cift qe mundohet ta beje sa me interesante lidhjen si me lojera ashtu edhe me surpriza te ndryshme, edhe une u bashkengjitem ketyre lojrave, por shume shpesh me iniciativen time.

Ia kthen shpinen ndonjehere?
Hmm, kur dua te fle ia kthej shpinen dhe mire madje.

Je e nxehte edhe ne shtrat aq sa c'je sensuale ne klipe?
(Qesh) Per nxehtesine e krevatit sigurisht qe s'mund te flas une por i dashuri, por ma merr mendja qe jam normale si cdo femer…

Me cfare e josh me shume te dashurin?
Ketu nuk di cfare te them, femra gjithmone ia kerkon piken e dobet mashkullit e mundohet ta joshe me te, ka edhe shume gjera te tjera qe te vijne ne mend per te joshur mashkullin.

Po te brendshmet si i preferon?
Te brendshmet i kam preferuar gjithmone te zeza dhe te kuqe.

Blen dhe gjera te lira apo gjithmone "firmato"?
Une blej cfare me pelqen, nuk shoh vetem gjera firmato, ne sirtarin tim ka edhe gjera te lira dhe te shtrenjta, nuk jam tip i kompleksuar pas firmave.

Flitet qe te terheqin edhe femrat…
Nuk eshte fare e vertete qe me terheqin vajzat, i respektoj shoqet e mia pa mendime te keqija…

Te ka ofruar ndonjera shoqe e juaja ndonje puthje deri me tani?
Joo, kurre!

Eshte fjala per puthje me intime? Do kishe pranuar?
Po qe ne ndonje film sigurisht, se jam aktore dhe dua ta bej sa me mire rolin, e ne jete te perditshme nuk e bej kurre.

Ju ka ndodhur qe te refuzoni ndonje mashkull vetem pse ai nuk eshte i bukur?
Gjithmone e kam shprehur qe nuk eshte e rendesishme bukuria, mua me pelqen karakteri dhe pershtatshmeria e nje mashkulli, bukuria vjen ne vendin e trete…

Po sikur te ishte i pasur, do e refuzonit?
Sigurisht qe po te jete edhe i pasur do kisha deshire, nje pasuri mesatare se pastaj po qe shume i pasur te iken nga duart (qesh).

Je aventuriere?
Kam qejf t'i futem rrezikut, kete mund ta quaj aventure.
(panorama plus)

Shota Baraliu Rrëfen Intimitetin Në Shtrat