>
BIOSHQIP

Shota Baraliu: Jeta Ime Nuk Ka Qënë Fushë Me Lule, Përkundrazi...

24-03-2013
Shota Baraliu eshte nje nga personazhet me simpatike te showbiz-it shqiptar. Shquhet per nje raport te mire me publikun, koleget dhe me gazetaret, per te cilet eshte gjithnje e disponueshme dhe transparante. Kengetare dhe aktore, kosovarja shtatlarte tashme gezon nje vend te respektueshem mes artisteve te shqiptare dhe kur e pyet se, cilen prej ketyre dy profesioneve do me shume, ajo nuk arrin te beje nje ndarje fikse. Lidhur me kete, por edhe per shumeçka mbi jeten private, bashkejetesen me te dashurin, tradhtine, miqesine, etj. Shota Baraliu rrefehet me poshte. Kengetare, por edhe aktore. Cilen prej tyre doni me shume Shota? Sigurisht qe te dyjave u jam perkushtuar vazhdimisht ne maksimum, por aktrimi eshte profesioni, per te cilen kam studiuar dhe nuk do e nderroja me asgje ne bote. Keni me shume kenge, apo role ne skene? Sigurisht qe kam me shume role ne skene, sesa kenge te lançuara ne publik. E mbani mend daljen tuaj te pare ne skene si aktore? Emocioni qe ruani prej asaj kohe? Oh, sa me mall e kujtoj. Patjeter qe e mbaj mend. Skena, ku kam interpretuar per here te pare ka qene ajo e Gjilanit dhe asokohe me eshte dukur vetja VIP (qesh). Mendoja se fama arrihej shume shpejt dhe me komoditet, por ja qe me kalimin e viteve kuptova qe nuk ishte aq e lehte dhe se duhej shume pune per t’u afirmuar siç duhej ne tregun e artisteve. Çfare eshte aktrimi per ju?



T’ju them te drejten aktrimin s’mund ta perkufizoj me nje fjali. Mund te quhet profesion, por per mua eshte komplet jeta ime, art. Ndjehem shume mire ne kete sfere dhe e zhvilloj me kenaqesi te madhe sa here me jepet mundesia. Sidomos kur shikoj nje publik te kenaqur nga interpretimi im, apo i kastes se aktoreve kenaqem edhe me shume. Po muzika? Po as muziken s’mund ta ndaj. Mund te them se ndjej te njejten dashuri si per aktrimin. Kur kenaqen dashamiresit e mi me punen time, atehere edhe ndjehem super. Kenga e fundit qe keni lançuar dhe kur do te kemi nje tjeter? Kenga e fundit qe kam lançuar me klip ka qene ajo e duetit me Kastro Zizon. Qe i bie shume kohe pa prezantuar nje kenge te re… Po, ne fakt keni te drejte. Eshte bere nje kohe e gjate qe s’kam bere kenge te re dhe klip, por kam ne projekt dy kenge te reja, keshtu qe duhet vetem te prisni edhe pak. Behet fjale per nje bashkepunim me Armend Rexhepagiq dhe Aida Barakun, ndersa tjetra do te jete bashkepunim me Florent Boshnjakun, ku kam realizuar edhe me heret kenge te tjera. Jashte muzike, me se po merret Shota? Momentalisht jam e fokusuar ne dy projekte televizive. Pak e veshtire t’i realizosh, sepse kerkojne nje shume te majme parash, por shpresoj qe me ndihmen e disa organizatave te huaja t’ia arrij qellimit. Vizitoni shume shpesh Shqiperine. Çfare e ben te veçante per ju Tiranen, ndryshe nga Prishtina, vend ne te cilin jetoni? Me pare e kam vizituar me shpesh, ndersa kohet e fundit kam bere mungesa. Vetem kur kam ndonje koncert, apo ndonje pune e vogel me sjell tani ne Tirane. Sigurisht qe me pelqen Shqiperia, vendi, lokalet, respekti i njerezve, por me shume ne Shqiperi me pelqen fakti se dine ta çmojne artin, muziken, aktrimin, etj.. Megjithate, Prishtina eshte vendlindja ime dhe do jetoj e do vdes ketu. Jeta private si shkon? Po bashkejetesa me te dashurin? Jeta private shkon mjaft mire. Ndjehem me e lumtur se kurre, sepse perkrah kam nje partner te sjellshem, te respektueshem, kavalier. Me do dhe me jep perkrahje ne çdo iniciative qe ndermarr. Kush xhelozon me shume ne lidhjen tuaj? Femra eshte e prirur te xhelozoje me shume. Une s’jam e “semure” nga xhelozia, as ai jo. E kuptoj dhe me kupton, pasi secili ka profesionin e vet, por kjo nuk do te thote qe nuk bejme asnjehere debat. Pra, ka momente ku acarohem edhe pse jam po une ajo qe kthej e para. Ka ndodhur te jete ndjere i bezdisur nga fama juaj? Shume rralle ka ndodhur. Ne fillim i kam treguar qe me njohin njerez dhe duhet te pershendetem me fansat e mi. Gjithashtu ia kam bere te qarte qe ne fillim te lidhjes sone qe kam shoqeri te zgjeruar. Pra keto gjera jane sqaruar qe ne takimet e para. E do Shota martesen? Une e kam shprehur edhe me heret qe jam shume familjare si femer dhe e dua shume martesen. Me pelqen te kem nje familje, nje bashkeshort dhe femije. Me pelqen ndjenja e te qenit e martuar, bashkeshorte, nene, shoqe. Shpresoj t’i provoj shume shpejt. Ku dhe si e shikoni veten pas disa vitesh ne aspektin privat? Pas disa viteve e shoh veten nje nene te perkushtuar ne maksimum me familjen dhe profesionalisht pse jo, ne ndonje emision timin televiziv. Por jetes nuk i dihet. Ajo te sjell te papritura, keshtu qe shendosh te jemi. Femrat e Tiranes, apo te Prishtines, cilat jane me te bukura per syrin e Shotes? S’mund t’i ndaj (qesh). Sigurisht, qe femrat e Kosoves kane nje fizik me te madh. Jane me te gjata, por edhe Shqiperia ka femra te bukura dhe shume simpatike. Me pelqen edhe dialekti i femrave te Shqiperise. I ben edhe me te embla.



Po meshkujt? Mund ta them lirshem qe Kosova ka meshkuj shume te mire. Te gjate, te bukur, kavaliere, por kam pare edhe ne Shqiperi mjaft meshkuj, super te bukur. Çfare e ben nje mashkull simpatik dhe terheqes per ty? Per mua, me simpatike me duken meshkujt qe kane sens humori, qe jane te respektueshem, xhentile, te zgjuar. Pastaj vjen bukuria, te cilen nuk e konsideroj paresore. A jane kavaliere meshkujt kosovare? Poooo, definitivisht ne Kosove meshkujt jane shume kavaliere, si nga ana e shoqerise, familjes, ashtu edhe ne raport me femren e tyre, pra te dashuren. Po te Shqiperise? Shoqerine qe kam takuar une ne Shqiperi jane mjaft te respektueshem. Per te tjeret, ata qe nuk i njoh nuk marr persiper te flas. Tradhtia. Çfare eshte per ty? Tradhtia eshte nje gjest i njeriut te pafytyre. Personalisht s’do ia falja kurre dikujt, apo te dashurit. Perderisa une e dua, e respektoj ne maksimum dhe mundohem me shpirt qe ta mbaj nje lidhje, pse te mos e beje kete edhe partneri, apo shoqeria. Ne momentin qe me tradhton dikush, kurre nuk do ia falja. S’ka diskutim. A jane tradhtare meshkujt shqiptare? Po sigurisht qe ka edhe prej atyre qe tradhtojne. Do Zoti s’me ndodh mua, se nuk e di çfare do te beja (qesh). Ama, nder vite duhet te jesh ndjere ndonjehere e tradhtuar? Po. Edhe une jam ndjere e tradhtuar, por nga disa shoqe, qe i kam dashur, ndihmuar, mbajtur me te gjitha te mirat. Ka pasur raste qe nuk jane treguar mirenjohese, madje jane treguar arrogante, por per mua me e rendesishme eshte qe te kem zemren e madhe, keshtu qe nuk shqetesohem me per te tilla gjera. Nuk ia dua askujt te keqen. Fundja secili per vete e ka. Po ti ke tradhtuar ndonjehere, qofte edhe me mendime? (Qesh). Mendimet ngelen vetem mendime. Sigurisht qe mendja te shkon gjithkund dhe per gjithqysh, por kam disa parime qe i ruaj. Si ne aspektin sentimental, ashtu edhe ne raport me miqte. Nga une nuk besoj te kete dale njeri i zhgenjyer. Cilesohesh si “bad girl”. Je ndjere ndonjehere e paragjykuar Shota? Po. Ka patur raste qe jam ndjere e paragjykuar, por kur me kane njohur nga afer kane ndryshuar mendim. Skena dhe jeta kane shume dallim. Ne skene mundohem te jap maksimumin, ate qe ndjej e bej pa e vrare mendjen, por ne jeten private jam komplet ndryshe. Jam femer e ndjeshme, me dhimbsen njerezit dhe mundohem te bej mire me aq sa mundem. Thashethemet. Cili ka qene thashethemi me i keq qe ke degjuar per veten dhe si ke reaguar? Zakonisht s’i kam bere shume te medha thashethemet. Mjafton te futesh ne Google dhe gjen shkrime te ndryshme. Ka pasur raste qe me kane ngaterruar ne foto me nje kolegen time. Ajo per qejfin e saj ne club me te dashurin, kishte bere edhe disa skena “hot” dhe shkrimi fliste per mua, nderkohe qe ajo ne foto nuk isha aspak une. Nejse, tani ka kaluar, por ne fillim u bera keq shume. A eshte nje femer e lire ne plot kuptimin e fjales Shota? Po sigurisht. Lirine s’mund te ma marre askush. Shota eshte ne nje lidhje, por jam e lire ta zhvilloj karrieren time, ashtu siç dua une brenda kufijve te normales. Askush s’mund te me ndaloje per asgje. Veten time e dua me shume, sesa te tjeret mua, keshtu qe eshte krejt normale qe lirine ta konsideroj te shenjte. Çfare te bezdis me shume ne mentalitetin e shqiptareve? S’kemi mentalitetin e duhur. Jemi njerez qe paragjykojme shume, shohim punet e te tjereve dhe mundohemi t’jua fusim njerezve. Kjo s’me pelqen aspak tek ne si popull. Ka shume miq Shota dhe cili eshte miku yt me i mire? Po kam mjaft shoqeri. I dua dhe me respektojne shume. S’mund te veçoj asnjerin, por per momentin mik, shoqe, shok dhe familje kam te dashurin tim. Raporti yt me librin? Kam raporte te çuditshme ne fakt. Ka raste qe lexoj shume, por ka dhe momente ku s’dua t’i prek me dore. Kohet e fundit po lexoj me shume libra psikologjike dhe romane te thella. Keto i lexoj me qejf. Po me jeten e nates si i ke marredheniet?



Prej pothuajse dy vitesh nuk e frekuentoj jeten e nates. Ka ikur koha e daljeve çdo fundjave. Me mire rri ne shtepi, ftoj shoqet, ia fusim ndonje shishe vere dhe bejme muhabet. Kjo me pelqen me shume, por normalisht kur me vjen ndonje shoqe, apo shok nga larg nuk perjashtoj edhe mundesine e daljes ne club. Çfare e ben te lumtur nje vajze ambicioze si ty? Personi i duhur qe me perkrah ne çdo gje. Vullneti dhe energjia qe me karakterizon dhe kur ia arrij qellimit… keto gjera me bejne te lumtur, por edhe lumturine duhet ta kerkoje njeriu, sepse nuk te vjen shtrire, duke ndenjur gjithe diten (qesh). Nese jeta jote do te krahasohej me nje film, cili do t’i pershtatej me shume? Jeta ime s’ka qene vetem lule. Sigurisht qe ka hasur edhe ne gjemba. Ka pasur raste kur kam qene keq shpirterisht, probleme me profesionin, etj., por ne pergjithesi kam pasur nje jete te hareshme. Duke qene se edhe une jam tip shume “funny” dhe e hareshme, keshtu e kam jetuar edhe jeten. Mund te them qe akoma s’kam pare nje film qe te mund te krahasohet me jeten time, sepse do te dilte shume interesant (qesh).
(Albina Gjergji)

Shota Baraliu: Jeta Ime Nuk Ka Qënë Fushë Me Lule, Përkundrazi...