Shota Baraliu, Projekt Në Mbështetje Të Homoseksualëve
17-3-2013

Këngëtarja Shota Baraliu në saje të organizatës së saj joqeveritare për të drejtat e njeriut, ka menduar të realizojë një projekt për homoseksualizmin.

"Duke qenë se personat ‘gay’ këtu te ne nuk përkrahen aq sa duhet në vend, mendova që të realizoj një projekt për ta. Në fakt edhe këta janë njerëz dhe duhet të kenë të drejtat e tyre dhe të kenë më shumë hapësirë. Për të realizuar këtë projekt më duhet mbështetje dhe përkrahje, andaj tani jam në kërkim të mbështetësve. Tani do të nis kërkimin për një donacion nga ambasadat e huaja në vend, të cilat shpresoj se do të më përkrahin. Por jam e hapur për të gjithë ata që duan të ndihmojnë në këtë projekt", ka thënë Shota.

Ndërkaq, sa u përket aktiviteteve muzikore, ajo sapo ka plasuar në treg këngën "Bebe me rrebe", të realizuar nga Aida Baraku dhe Aremend Rexhepagiqi, që trajton një temë dashurie, ku në këtë rast bebe me rrebe ajo quan gjininë mashkullore.
"Jam shume e kenaqur me kete kenge te cilen e kam plasuar tani. Kenga ka nje tematike dashurie, ku behet fjale mes dy cifteve dhe ne kete rast mashkulli quhet si nje foshnje me rrebe", shprehet ne fund kengetarja.
"Jam shume e kenaqur me kete kenge te cilen e kam plasuar tani. Kenga ka nje tematike dashurie, ku behet fjale mes dy cifteve dhe ne kete rast mashkulli quhet si nje foshnje me rrebe", shprehet ne fund kengetarja.
(Telegrafi)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0