TEKSTESHQIP

Policët Nuk E Dënojnë Shpat Kasapin, Por Me Një Kusht

8-9-2015
Policët Nuk E Dënojnë Shpat Kasapin, Por Me Një Kusht
Këngëtari Shpat Kasapi si duket mbrëmnë ka pasur pak probleme me policinë pasi ai është ndaluar për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.

Por çudia e madhe ka ndodhur teksa është ndaluar nga policia dhe normal si çdo kush tjetër ka kërkuar falje, policët e kanë falur por me një kusht!

Ata kanë kërkuar nga Shpati një foto me një autograf dhe në këtë mënyrë ai së bashku me menaxherin e tij që ishte në makinë do të ishin të lirë.

Shpati e ka pranuar këtë gjë dhe fotoja teksa ai ka qenë me policët ka bërë xhiro në rrjetet sociale.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Komente 0