Dona Janova
Dona Janova
Dona Janova
  • Emri i Vërtetë:
  • Shqipdona Janova:
  • Vendlindja:
  • Drenice Kosovë
  • Jeton dhe vepron në :
  • Kosovë Kosovë
  • Mosha:
  • 24 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 1 Prill 1998
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♈ Dashi
{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}


Dona Janova është këngëtare e njohur. Ajo është këngëtare e re e muzikes moderne, popullore moderne, pop, baladave dhe kengeve te lehta. Ne llogarine e saj, ne faqen e saj zyrtare ne facebook, "Dona Janova" si dhe ne instagram dona.janova, ajo poston video te ndryshme, ku kendon shumë kengë nga artistë shqiptarë dhe te huaj qe e ben kengetare te dalluar të të gjitha zhanreve. Ne një interviste te dhenë para disa kohesh, Dona kendoi dhe deshmoi qe mund te kendoj opera, kengë moderne, kenge te lehta, kengë popullore moderne, kengë popullore. Dona dallohet per talentin e madh ne kendim, vokal te fuqishem dhe shumë te bukur. Dona vjen nga Drenica, por tashmë jeton në Prishtine. Dona është vajza e kengetares se mirenjohur të muzikes popullore, Aferdita Demaku.

Kur ka qenë femijë, Dona e ka realizuar nje kengë per femije te titulluar "Misioni ne gjithesi". Kjo kenge eshte realizuar po ashtu me videoklip dhe me kete kenge Dona ka marr pjese ne nje festival per femije, te quajtur "Polifest". Pasi qe ishte akoma e vogel, Dona pauzoi deri sa te arrinte moshen madhore per te vazhduar me muzikë.

Më datë 14 Korrik 2016, Aferdita Demaku publikon kengën dhe videoklipin "Lotë Dashurie", në bashkëpunim me Dona Janoven, vajzen e saj. Kenga u punua nga Nexhat Mujovi (Wirusi), teksti u shkrua nga Milaim Islami, ndërsa për orkestrimin u kujdes Nexhat Mujovi (Wirusi). Videoklipi u prodhua nga Max Production.

Më datë 8 Korrik 2017, Aferdita Demaku publikon kengen dhe videoklipin "Kanagjegji Im", në bashkëpunim me Dona Janoven.

Në vitin 2017, Aferdita Demaku & Dona Janova publikojnë albumin "Kanagjegji Im".

Per xhirimet e Vitit te Ri 2018, Dona erdhi me nje potpuri me kengë të përpunuara ne duet me nenen e saj.

Në vitin 2018, Aferdita Demaku & Dona Janova publikojnë albumin "Po Vjen Nusja".

Më datë 15 Prill 2018, Dona Janova publikon kengen e saj te pare solo me videoklip te titulluar "Rram Pam Pam". Muzika e këngës u punua nga Granit Gashi, teksti u shkrua nga Ghulo, ndërsa për orkestrimin u kujdes Granit Gashi.

Më datë 17 Qershor 2018, Dona Janova publikon kengen e dyte solo me videoklip "Problematik". Muzika e këngës u punua nga Nexhat Mujovi (Wirusi), teksti u shkrua nga Ghulo, ndërsa për orkestrimin u kujdes Nexhat Mujovi (Wirusi).

Në vitin 2018, Aferdita Demaku & Dona Janova publikojnë albumin "Larg Vendlindjes".

Më datë 26 Tetor 2018, Aferdita Demaku publikon videoklipin "Gurbeti Nuk Na Ndan", në bashkëpunim me Dona Janoven.

Më datë 1 Qershor 2019, Dona Janova publikon videoklipin "As Anej As Knej". Muzika e këngës u punua nga Valter Beqo, teksti u shkrua nga Ghulo, ndërsa për orkestrimin u kujdes Valter Beqo.

Më datë 27 Qershor 2019, Aferdita Demaku, Dona Janova & Pimi publikojnë videoklipin "Bac Perhajr Dasma".

Më datë 8 Shtator 2020, Pimi Janova publikon videoklipin "Je Ka Don", në bashkëpunim me Dona Janovën. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Pimi Janova. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 27 Nëntor 2020, Aferdita Demaku & Dona Janova publikojnë videoklipin "Era E Marsit". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Bekim Bislimi. Videoklipi u prodhua nga kompania Red Media.

Më datë 26 Shkurt 2021, Dona Janova publikon videoklipin "Ani Ti Gabo". Muzika e këngës u punua nga Bini Nebihu, teksti u shkrua nga Fadil Topalli, ndërsa për orkestrimin u kujdes Bini Nebihu. Videoklipi u prodhua nga MProduction, ndërsa produksioni audio u realizua nga Bini Nebihu.

Më datë 13 Tetor 2021, Dona Janova publikon videoklipin "Pse E Du". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Kreshnik Avdiu.

Më datë 6 Maj 2022, Dona Janova publikon videoklipin "Rreziko".

Më datë 14 Qershor 2022, Aferdita Demaku, Dona & Pimi Janova publikojnë videoklipin "Dite E Gzume". Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »



Komente 1