>
BIOSHQIP

Mahmut Fehrati, Shqipe Kastrati & Shaqir Cervadiku, Me Album Të Përbashkët

22-11-2011
Pyetur se si erdhi deri te ky bashkëpunim, Cërvadiku thotë se Ideja për këtë album të përbashket erdhi nga Produksioni Vizioni &Libonia dhe producenti Burim Krasniqi.
Për herë të parë vijnë me një album të përbashkët tre këngëtarët e njohur të muzikës popullore Shaqir Cërvadiku, Mahmut Ferati dhe Shqipe Kastrati. Albumi pritet që që të del në treg gjatë nëntorit ose dhjetorit. Këtë e ka konfirmuar këngëtari Shaqir Cërvadiku për Televizionin "Koha".
I pyetur se si erdhi deri te ky bashkëpunim, Cërvadiku thotë se Ideja për këtë album të përbashket erdhi nga Produksioni Vizioni &Libonia dhe producenti Burim Krasniqi.
"Ishte një ide shumë e qëlluar dhe mënjëherë pranova ofertën per të marr pjesë në këtë album.Besoj se do të pëlqehet nga dëgjuesit" zbulon Cërvadiku. Ai me tej njofton se Albumi do të përmban 9 këngë.
"Prej tyre disa janë këngë të reja e disa këngë të vjetra të përpunuara.
Nga kënget e reja autor i tesktit të dy këngëve është Milaim Islami ndërsa autor i tekstit të një parodie është rapsodi i madh Sali Mani.
Këngët tjera janë të autorëve të ndryshëm që janë të kënduara më herët", thotë Cërvadiku.Sipas tij, këngët janë orkestruar në studio Ethno-music të Burim Krasniqi-t.
"Ka tema të ndryshme por kryesisht këngë lirike si dhe një parodi e titulluar Rrenaxhia" tha këngëtari i njohur i muzikës popullore Shaqir Cërvadiku.
(tvkoha)

Mahmut Fehrati, Shqipe Kastrati & Shaqir Cervadiku, Me Album Të Përbashkët