>
BIOSHQIP

Shyhrete Behluli Vjen Me Projekte Të Mëdha Edhe Këtë Verë

25-06-2013
Këngëtarja e madhe Shyhrete Behluli, edhe sivjet nuk ka ngurruar të sjellë këngë dhe klipe të reja për publikun. Ajo para disa ditësh ka lançuar videoklipin "Gëzim e lot", këngë e cila si temë ka fatin e femrës që del nga shtëpia e prindërve, e shkon në shtëpi të burrit. Gjithashtu ajo ka menduar që sivjet të lançon edhe albumin e titulluar "Je si rrush", i cili titullin e ka marrë nga njëra këngë e këtij albumi, ku edhe kjo këngë shumë shpejt do të editohet me klip. Albumi pritet të editohet më 1 korrik.
(Valamala Show)

Shyhrete Behluli Vjen Me Projekte Të Mëdha Edhe Këtë Verë