TEKSTESHQIP
Shyhrete Behluli - Kënga E Flamurit
Shyhrete Behluli
Kënga E Flamurit

Teksti :: Song Lyrics
N’Ditën e Flamurit, në një shpi të vjetër
Nji nanë kosovare, e kish marrë nji letër
Me shkronja të kuqe është mushë letra e bardhë
Nana ime e dashur t‘përshëndes me mall

Bahu nanë e fortë, mos qit lotë nga sytë
Ma i fortë se burgu është ba djali yt
Edhe pse këtë letër po e shkruj n'errësirë
Gëzohem që lexohet n'dritë t'Kosovës t'lirë

A këndun bylbylat nanë sivjet n'Kosovë
A u ngrit flamuri me 28 nëntor
A u vesh rinia oj nanë kuq e zi
A i kish hije Shqipes me valu n’liri

A krisën me pushkë nanë krushqit e lirisë
A pat dasmë të madhe n'zemër të Shqipnisë
A u vunë kunora dëshmorëve në varre
A jehoi n'Kosovë kanga jonë shqiptare

A pat ujë në kroje nanë me ta shu etjen
A pate fuqi sivjet me e mundë vdekjen
A ta kanë randu moj nanë rrudhat ballin
Bahu nanë e fortë se t'fortë e ke djalin

Deshti Zoti nanë e gjeta një udhë
Që kjo copë e letrës ty me t'ardhë në durë
Ngjyra po me tepron po s'kam më shumë letër
Veç m'kushtoj nanë zemra me ta uru festën.

DËRGOI:
Komente 4