Shyhrete Behluli
Mesuesja Kosovare
Mesuesja Kosovare
Për këtë këngë ka punuar tekstin Fatmir Muja, ndërsa për orkestrimin punoi Valton Beqiri.
Teksti :: Song Lyrics
Nji qytet Kosove, te nji shkollë e vjetër
Ec ngadalë nji mësuese me ditar nën sqetull
Floku krejt i zbardhur ballin ia lëmon
Shumë plagë ka në zemër, po ende jeton
Asnjë fjalë s'e thotë, n'heshtje përshëndet
I flet vetëm loti n'sy që i ka mbet
Fytyrën me rrudha ia ka qëndisë jeta
Shumë nxënës nga ditari i ka shly e shkreta
Nisin me ra zilet, heshtja nis me u thy
Po nuk thahet loti që i ka mbetun n'sy
E shtrëngon ditarin dhe ne gji e mban
Kurrë ma mos më pyetni o sa nxanës i kam
Kurrë ma mos më pyetni sa nxanës i kam
Kur e hap ditarin fort i dridhet dora
Se te shkronja e parë nuk është më Arbnora
Tu i pëshpërit emnat, loti ia mbyll sytë
I mungon Burimi te shkronja e dytë
S'thotë ma tu i buzëqeshun "kush është vullnetar?"
Kur s'e sheh Vullnetin në bankën e parë
I ngjallet një shpresë sa herë troket dera
Ndoshta mos po i kthehet prapë në klasë Pranvera

- Publikimi: 01/12/2002
- Ora: 00:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Teksti:
- Orkestrimi:
Komente 1