TEKSTESHQIP
Sidrit Bejleri - Në Prag Të Derës
Sidrit Bejleri
Në Prag Të Derës

Kompozitori i këngës dhe autor i lirikave janë vetë artisti, ndërsa orkestrimin dhe finalizimin në studio e punoi Shpëtim Saraçi. Ju bëjmë të ditur se produkti artistik ka dalë tek një audiencë e gjerë i kompletuar me finesë vizuale me një klip muzikor, produksioni i të cilit është punuar nga Gent Ferhati. Ky spot muzikor erdhi në platformat online më 18 Shkurt 2010 dhe duke filluar qysh nga dita e parë u pa me interes.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Në prag të derës me gurët që kanë dremit
Në mes t'oborrit ku ti mungon përsri
Mes lulesh borë mes sharmasheksh t'kujtoj un ty
Edhe vetmia më bahet ma e randë

Ktu lamë të qamet e qeshjet e rinisë
Puthjet poshtë kumbulls, përgjimet e kojshisë
Sa herë dritaren e dhomës tande rrugës shikoj
Ku do t'kesh lan edhe ofshamet e dashnisë

O lumtuni, ku ju kam o gëzime t'mija
Kthej kryet mbrapa e du m'u kthye te ju
Sa e pafund ishte rinia
Kur n'shpirt vlonte dashnija
O erë ti merrmi vitet n'krahët e tuj

Sa herë me mend ty dorën ta shtrëngoj
Se dhe zbraztinë kjo zemër e njef mirë
Isha i ri e andrrat më thanë shpejt me ikë
Kurrë s'kam mendu... eh pra, erdhi njikjo ditë

Kur ishim bashkë e kishe t'kandshmen erë
Rri e kujtoj e malli asht tuj m'bjerrë
E tash ti shkon në rrugët me prandverë, plot dritë
Pa e çue ndër mend se jam diku, vetëm tuj t'pritë

Kontribuan:
Komente 0