TEKSTESHQIP

Sinan Hoxha Si Sheik!

1-10-2015
Sinan Hoxha Si Sheik!
Këngëtari Sinan Hoxha akoma po vazhdon të jetë një ndër personazhet publike më të përfolura. Dasma e tij e organizuar në fund të muajit guasht ishte një ndër më të komentuarat ndonjëherë në show bizin tonë.

Tashmë Sinani dhe gruaja e tij Andrra ndodhen në muajin e mjaltit dhe si destinacion kanë zgjedhur Dubain.

E me të shkuar atje, në një nga ditët e pushimit Sinani kishte vendosur që të vishej, e të mbulohej taman si një sheik, dhe Andrra gruaja e tij i qëndronte pranë.

Kohëve të fundit është përfolur edhe për një shtatëzani të mundshme të Andrrës, por ende asgjë s'është e konfirmuar.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Komente 1