Më mbaj mend (për 1 muaj)


Sinan Vllasaliu, Nesër Koncert I Madh Në Shkup Bashkë Me Adelina Tahirin


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3
[19-10-2012]
Organizatoret "BAM Entertainment" ka kohe qe kane bere te ditur se me date 20 tetor 2012 nga ora 20h, Sinan Vllasaliu do mbaj koncertin e madh ne Panairin e Shkupit. Ai vjen komplet me formacionin e tij muzikor, duke perfshire stilistin dhe asistentin e tij personal qe do te perkujdesen per pamjen e tij gjate mbremjes. Dhe ashtu si e njohim Sinanin, koncerti do jete 100% live, me perkrahje muzikore nga DJ Electron ne oret pas mesnates.

Ndersa, mysafire speciale ne kete koncert do jete kengetarja nga Shkupi, Adelina Tahiri, e cila do te ngroh publikun para paraqitjes se Sinanit. Ajo pak dite me pare ka postuar ne twitter, disa foto qe shqetesuan fansat, ku shihej e aksidentuar. Por, pjesemarrja e saj ne koncert na konfirmon se ajo eshte kthyer ne forme pas lendimit te dores dhe ndjehet mire me shendet.

Nga ana tjeter, organizatoret kane zbuluar disa detaje mbi kerkesat e kengetarit me te paguar ne treg, Sinan Vllasaliut. Sic raporton Zhurnal, Sinani ne stilin e yjeve boterore, ka kerkuar nga organizatoret qendrim ne hotel me 5 yje, me spa qender, menu te vecante dhe me pije te stershtrenjta. Megjithate, kane paralajmeruar se koncerti do jete madheshtor dhe do mbahet mend.
 (Albavipnews)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet