>
BIOSHQIP

Singullar, Në Turne Promovon Një Mixtape Të Re Me Blodychuck

08-08-2012
Reperët nga Peja, Singullar dhe Bloodychuk, pasi formuan labelin e tyre "The Infamous Ham Squad", kanë përfunduar dhe regjistrimin e mixtape të tyre "Hip Hop Me Ngjyra t'Gjalla", të cilin dhe do ta promovojnë në një turne.
Mixtape "Hip Hop Me Ngjyra t'Gjalla" sipas reperëve prezanton vlerat e vërteta të asaj që quhet hip-hop. Në të do të jenë 20 këngë, disa prej tyre në bashkëpunim me Mc Kresha, Lyrical Son, Jeton (TBA), Gjiko dhe të tjerë.

Mixtape e kanë punuar vet reperët, të cilët edhe janë producentë. Për të promovuar këtë mixtape, Singullar dhe Bloodychuk do të jenë në turne nëpër qytetet e Kosovës, me ç'rast të pranishmit nëpër koncerte do të kenë mundësinë të marrin edhe nga një CD të reperëve.

Datat e turneut të Singullar dhe Bloodychuck:

8 Gusht - Peje - Arthurs
12 Gusht - Vushtrri - Royal Club
13 Gusht - Gjilan - Stop Club
15 Gusht - Gjakove - HD Park
16 Gusht - Mitrovice - Famous Bar
22 Gusht - Prishtine - Zone Club
(Telegrafi)

Singullar, Në Turne Promovon Një Mixtape Të Re Me Blodychuck