Më mbaj mend (për 1 muaj)

Dalin Hapur Dhe Skivi Me Samantën

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.5 / Votuan:  8
[19-09-2015]
Bashkëpunimi i tyre i fundit për këngën “SS” ishte mjaft i suksesshëm, por Skivi dhe Samanta duket se ndajnë diçka më shumë se thjesht marrëdhënie profesionale. Dy këngëtarët janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, e për një lidhje të mundshme mes tyre flitet prej kohësh.



E ndërsa deri tani asnjë nga dy këngëtarët nuk ka dhënë një deklaratë për këtë raport, Skivi ka publikuar së fundi një foto, ku është në përqafimin e Samanta Karavellës. Vetë reperi ka zgjuar dyshimet, ndërsa përkrah fotos pyet, “Skivi në lidhje?”, por adhuruesit e reperit nuk kanë vonuar të identifikojnë këngëtaren shqiptare, ndërsa i kanë uruar të dy për lidhjen.
 (Bluetooth)



Komente 0