>
BIOSHQIP

Skivi: “Bashkëpunim Me Një Super Femër, Por Nuk Ju Them Më Shumë”

06-06-2014
Hiphop artisti, ish anëtari i grupit ‘Skills’ Visar Shala, në një intervistë për gazetën Tribuna ka treguar se tani për tani është duke shijuar sukseset e këngëve të reja, deri sa pret radhën për risi. Ndër të tjera ai ka shpalosur edhe se me cilët kolegë do të bënte bashkëpunime e me cilët jo.

Reperi të cilit u nda grupi dhe po vazhdon karrierën i vetëm e po shijon suksesin e këngëve të lansuara pak kohë më parë. Bëhet fjalë për Visar Shalën (Skivin), i cili ishte anëtar i grupin Skills (tashmë grup jo funksional). Në një intervistë për gazetën Tribuna, Visari ka treguar së pas këngëve që pati në bashkëpunim me shumë këngëtarë kosovarë po shijon suksesin e tyre dhe se njëherë përnjëherë nuk ka në plan të vijë me ndonjë projekt.

“Angazhime aktuale nuk kam, jam duke e shijuar suksesin e këtyre tre këngëve që i lansova që ishin ‘Na’ me Mimoza Shkodrën e Nora Istrefin, ‘High’ me Babastars dhe ‘Ato’ me 2Ton. E jam duke qarkulluar shumë më këto këngë nëpër koncerte”, ka thënë Visari në fillim të bisedës, duke treguar më tutje se arsye pse nuk po vjen shpejtë më ndonjë projekt është se kompania e cila ai është pjesë e saj ‘Babastar’, punon projekte me rend dhe tash nuk e ka rendin Visari.“Kësmet do të vij prapë me projektet të reja, por momentin deri sa të më vijë rendi, pasi që ne jemi goxha kompani e madhe dhe shkojmë me rend me projekte. Njëherë do të lansoj këngë Tingulli 3nt pastaj Geti me Tunën e kur të dalin këto projekte ka me pas diçka të re prej meje. Ma merr mendja në muajin gusht”, thekson reperi.

‘Nuk ka gjë prej meje e Ledrit, as në muzikë e as në rrugë’

E kur t’i vijë rendi atij, Visari thotë që dëshiron që prapë ta ndezë skenën, duke marrë në bashkëpunim një super femër siç e quan ai. “Kur të vijë rendi im, gjithsesi do ta kem edhe një bashkëpunim tjetër me një super femër, por nuk mund të tregoj se kush është ajo”. E pyetjes se me kë do të kishte dashur të ketë ndonjë bashkëpunim dhe se a do të ketë ndonjë bashkëpunim me ish shokun e tij të grupit, ai i është përgjigjur: “Do të kisha dashur të kem bashkëpunime prapë më Getin, Agonin e këta të grupit tim. E sa i përket ish shokut të grupin unë gjithmonë abstenojë kur bëhet fjalë për këtë temë, për shkak se unë nuk kam asgjë me të dhe as që do të ketë, as në muzikë e as në rrugë”.

Sukseset e këngëve të fundit kanë bërë që Visari të jetë i pranishëm në shumë koncerte e mbrëmje muzikore, këtë e thekson vetë ai duke nënvizuar se me koncerte është vazhdimisht i zënë. “Koncertet janë duke shkuar aq mirë, saqë po duhet me pas kujdes me përgatitë çdo herë diçka të re për secilin vend. Kam shumë mbrëmje e koncerte sidomos tash në këtë sezon”.

E dashuria për muzikën ka bërë që Visari të mos merret me asgjë tjetër përveç me muzikë, ku thekson së përditshmëria e tij ka të bëjë vetëm me muzikën dhe angazhimet me to. “Jam i përkushtuar i tëri në muzikë e nuk merrem me asgjë tjetër vetëm me muzikën”. Ndërkaq sa i përket jetës private dhe dashurisë, Visari nuk ka dashur të zbulojë asgjë rreth kësaj duke thënë: “Nuk kam koment sa i përket jetës sime private”.
(Arbnora Xani)

Skivi: “Bashkëpunim Me Një Super Femër, Por Nuk Ju Them Më Shumë”