TEKSTESHQIP
Star Academy Albania 5
Nje mbremje finale qe ka dhuruar nje spektakel te jashtezakonshem, performanca mbreselenese, emocione pafund te dhuruara nga interpretime te mrekullueshme. Gjithcka ne spektakel ka folur me gjuhen e protagonisteve te akademise, 10 finalisteve. Sfida, tension dhe shume deshire per fitore. Nga 10 finalistet vetem njeri ka kurorezuar me sukses endrren per te qene fituesi i ketij edicioni, dhe ai ka qene pikerisht Albi, kengetari nga Gjakova, i cili ka arritur te shpallet fituesi i madh i “Akademise se Yjeve 5” dhe fituesi cmimit te pare per kanto. Duelin e fundit per cmimin e madh e ka patur pikerisht me Andrin, fituesin e cmimit te pare per disiplinen e baletit. Nderkohe qe finalja e dates 26 qershor ka shenuar dhe permbylljen e suksesshme te nje pune te jashtezakonshme qe prej tre muajsh i jep jete nje super produksioni, ne nje format krejt te ri dhe ndryshe, ai i nderthurjes se talent show me reality show. Nje pune e palodhur e ardhur nga impenjimi maksimal i stafit dhe producente Zana Cela, te cilet kane besuar tek keta te rinj, te cilet kane qene protagonistet e nje evenimenti te jashtezakonshem, qe ka rrembyer per 3 muaj zemrat e shqiptareve.

Ka mbyllur siparin ne nje mbremje madheshtore te mbushur me emocione te forta, edicioni i peste i talent show “Akademia e Yjeve”. Nje spektakel gjigant ne nje transmetim maratone, prej ores 20.15 deri pas mesnates, ekskluzivisht ne ekranin e TV Klan, finalja e madhe ka arritur nje shikueshmeri te jashtezakonshme. E ne kete nate magjike 10 finalistet na kane dhuruar ate qe dine te bejne me mire, nje show te vertete. Jane ngjitur ne skene si profesioniste te vertete, me peformanca te nje niveli te larte artistik, interpretime mbreselenese, nje repertor i shkelqyer dhe te punuar me kujdes, duke sjelle emocione dhe shume ovacione ne publikun qe kishte tejmbushur sallen. E keto arritje kane deshmuar se vertet ne keto tre muaj pune te palodhur nga ana e nje stafi te perkryer pedagogesh, ata kane arritur ti shnderrojne ata, nga nxenes ne artiste te vertete ne teatrin gjigant te TV Klan. Ka qene pikerisht merita e madhe e Tv Klan dhe e presidentit te tij, z. Alaksander Frangaj, i cili me mbeshtetjen e jashtezakonshme qe i ka dhene ketij edicioni te Akademise se Yjeve, ka kontribuar ne suksesin e merituar te ketij produksionini spektakolar. Nje mbeshtetje qe ka ardhur ne investimin e jashtezakonshem ne nje shkolle-shtepi super luksoze ku te rinjte kane studiuar dhe kane banuar per 3 muaj me radhe, nje skene qe nga permasat dhe nga menyra e realizimi eshte e vetmja ne Shqiperi, ne suportin teknik, etj.

Kulminacioni i ketij eventi spektakolar, ka terhequr pas vetes me mijera e mijera fansa kudo neper Shqiperi, dhe ka ardhur me momentin e shpalljes se fituesve. Albi Xhepa ka qene emri i fituesit te madh. Lot dhe shume emocione, per djalin nga Gjakova, i cili ka falenderuar te gjithe ata qe e ndihmuan ne rrugen e tij te fitores. Ne duelin e fundit mes dy fitueseve te cmimit te pare per te dyja disiplinat, ai ka arritur te kurorezohet si me i miri i ketij edicioni, duke lene pas Andrin, i cili eshte shpallur si fituesi i cmimit te pare ne balet. Nderkohe qe per fituesin e cmimit te pare per kanto eshte dhuruara nga ana e Universitetit Evropian te Tiranes nje burse 3-vjecare studimi. Tv Klan ka vleresuar fituesit e dy disiplinave me nje cmim prej 200 mije lekesh, ndersa fituesit e cmimeve te dyta me nje cmim prej 100 mije lekesh. Gjithashtu fituesit ne disiplinen e baletit i eshte ofruari dhe nje kontrate per te qene pjesemarres ne trupen e baletit te Tv klan. Pas Albit dhe Andrit jane renditur Sem dhe Fatjola, ne vendin e dyte, respektivisht per disiplinat e kantos dhe baletit, ndersa ne vendet e treta jane pozicionuar Branimiri dhe Endri. Por krahas ketyre cmimeve mbremja e djeshme ka shpallur dhe fituesit e dy cmimeve te tjera, ate te Performances dhe te Kritikes, me te cilin jane vleresuar Anxhelo dhe Fatjola.

Nderkohe qe ne kete mbremje te magjishme spektakli dhe arti, nuk kane munguar numrat e speciale te pergatitur per pjesen show te mbremjes. 5 kengetaret finaliste jane paraqitur secili me nga nje kenge te tyren, kompozim i tre pedagogeve te Akademise se Kantos, Sokol Marsit, Kisti Popa dhe Bojken Lako. Nderkohe qe dhe profesoret e Akademise se Dancit, Dritan Brama dhe Agron Aliaj, kane dhuruar numra fantastike. E magjishme ka qene edhe surpriza e pergatitur per kete mbremje nga pedagogu Raul Herras Calderero i cili ka entuziazmuar publikun me dy pjese nga muzikalet “Flashdance” dhe “Fame”.
Por surpriza me pikante e mbremjes ishte pjesemarrja ne muzikalin “Fame” e producentes Zana Cela, e cila ka mahnitur publikun ne salle me nje dalje skenike madheshtore. Per disa momente, ka braktisur tensionin e sfidave dhe dilemat e fituesve, dhe eshte shfaqur ne skene duke performuar ne menyre te jashtezakonshme kengen “I have a dream”.

Nje nga risite me te medha te ketij edicioni te “Akademise se Yjeve” ka qene dhe formati i ri, reality show. Vec talentit, ne nje transmetim maratone ne nje kanal te dedikuar vecanerisht per ta, mijra spektatore jane apasionuar pas jetes se te rinjve qe bashkejetesen ne shtepine shkolle per 3 muaj me radhe. Te survejuar nga dhjetera kamera ne nje hapesire super luksoze, ku krahas ambienteve te punes palestra dhe dhoma e kantos, te rinjte kane shijuar dhe ambiente relaksuese si pishina dhe sauna. Cdo detaj i jetes se tyre eshte bere publike, cdo bisede, moment pune, debat, puthje dhe perqafime. Ne keto tre muaj publiku ka perjetuar detajet e jetes rinore dhe artiske te rinise qe synon neser te shkele skenen shqiptare.Ne nje transmetim 24 ore ne 24 publiku ka ndjekur se si ata jane emocionuar, kane debatuar, jane bere miq dhe kane dashuruar.

Personazhe te pazakonte ne “shtepine shkolle”
Nderkohe qe skena ka treguar talentin e tyre, reality ka arritur te zbuloje personalitetin e gjithsecilit. Krahas talentit ne skene ata kane bere per vete me mijra fansa te cilet i kane ndjekur dhe mbeshtetur gjate gjithe kohes, fale karizmes dhe karakterit te tyre. Kane ditur te trokasin tek spektatori me vecorite e tyre, me idete dhe logjiken, batutat dhe historite e tyre. Ne keto tre muaj te ketij edicionin te Akademise se yjeve kemi pare shume.

Albi, djali nga Gjakova ka ardhur me karakterin e tij dinamik, here here nervoz, po me nje shpirt dhe zemer te madhe, te cilen te gjithe konkurrentet e kane vleresuar. I vendosur, terheqes, i paperseritshem, historite dhe situatat e krijuara ne shtepi e kane shnderruar ata ne nje nga personazhet me te dashura dhe te komentuara ne Akademi… Historia e krijuar me Fatlojen, balerinen nga Tirana, ka qene nje tjeter pike interesante e ketij reality show qe ka terhequr me mijera fansa. Balerina nga ana tjeter vec marredhenies me ulje dhe ngritje qe ka patur me Albin, ka qene gjithashtu nje tjeter personazh shume i spikatur ne Akademi. Me egon e saj per te arritur e para, por dhe me natyren e saj te terhequr dhe paska mosbesuese, shpesh here ajo ka nxitur komente nga me te ndryshmet mes konkurrenteve te tjere.

E mes te rinjve qe kane jetuar per tre muaj se bashku ka lindur edhe nje tjeter histori dashurie, ajo mes Andrit dhe Rebekes. Dy balerinet e kane gjetur veten shume shpejt ne krahet e njeri-tjetrit dhe kane jetuar, ndryshe nga Albi e Fatiola, nje histori me te qete dashurie, duke perkrahur dhe ndihmuar njeri-tjetrin si ne palester ashtu dhe ne jeten ne shtepi. E nese historite e dashurise kane arritur te evidentojne disa personazhe, histori te tjera, ato te debatit e deri ne zenkat e forta kane krijuar te tjere personazhe ne shtepine-shkolle. I tille ka qene grindja e ashper mes Sares dhe Albit, e cila nisi si nje loje mes dy konkurrenteve, por me pas mori tone te dhunshme, te papranueshme per nje shkolle. Ne qender te diskutimeve gjithashtu ka qene nje tjeter personazh, Arisa, te cilen shpesh e kane percaktuar se flet shume dhe ndodhet gjithmone neper debate. Vajza nga Tirana, asnjehere nuk ka pranuara te etiketohet e tille dhe shpesh here kjo ka zgjuar vatra te tjera debati.

Po ashtu, Brano, me simpatine dhe humorin e tij, ka arritur te mbaje gjalle me te qeshura te gjithe konkurrentet e tjere. Imitimet e tij te famshme kane qene burimi humori dhe te qeshurash vazhdimisht ne shtepi duke e shnderruar ate ne nje personazh nga me te dashurit te shtepi dhe jashte saj. I afert me te gjithe konkurrentet e tjere Brano vertet rralle ka patur dicka per te debatuar. Kete gje me se shpeshti e ka bere me Anxhelon. Nga ana e tij, Anxhelo, nje karakter mjaft i vecante, arriti te krijoje nje personazh vertet shume artistik me nderthurjen e talentit te tij per hip-hop dhe kantos. Te gjithe vleresuan arritjet e tij per nje kohe te shkurter dhe kjo padyshim e shnderroi ne nje personazh, por shpesh here ne shtepi Anxhelo ka qene ne qender te vemendjes dhe per dicka tjeter, te kritikave nga miqte e tij ne lidhje me parregullsine.
Image 171577
Image 171581
  • Star Academy Albania 5
  • Viti: 2010
  • 05/04/2010 - 26/06/2010
  • Studiot E TV Klan, Tiranë
  • Prezantuesit: Zana Çela
  • TV: TV Klan
  • Radio: Radio Klan