Vëllezërit Korçarë: “Braktisëm Skenën E Top Festit Në Shenjë Revolte“
21-6-2014
Vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi, ishin pjesëmarrës në në edicionin e sivjetmë të "Top Fest" me baladën "Ti s’e meriton". Megjithëse prej publikut morën të gjitha duartrokitjet dhe mbështetjen e mundshme, ata nuk arritën të triumfonin dhe nuk morën çmimin e parë.
Në një intervistë për Bluetooth, ata sqarojnë se para natës finale kishin dëgjuar thashetheme se kënga fituese do të ishte pikërisht ajo e Soni Malajt, siç edhe ndodhi.
"Zëra për një fitore të paracaktuar lart e poshtë kemi dëgjuar. Që kënga fituese është lobuar fort, nuk e themi vetëm ne, por kjo është diskutuar shumë edhe në media apo rrjete sociale. Gjithsesi, në këtë festival vitet e kaluara ka ndodhur edhe që është diskutuar shumë si fituese një këngë, por çmimin e ka marrë një tjetër. Ndaj ne shpresonim deri në momentin e fundit, megjithëse dëgjonim zëra se çmimin e parë do e merrte Soni. Shpresonim se ishim të vetëdijshëm se kishim bërë një punë të mirë. Për artistin këngët e tij janë si fëmijët. I dashuron të gjitha njëlloj. Megjithatë, kur kënga shndërrohet në një melodi të dashur edhe për publikun, atëherë mendon se ke bërë një punë të mirë. Dhe ne e prisnin fitoren, sepse e meritonim".
"Kur u dha vendimi final, dhamë dhe reagimin tonë: braktisëm skenën në shenjë revolte. Megjithatë, një artist duhet të jetë serioz dhe dinjitoz ndaj publikut dhe jo vetëm. Nuk mund ta braktisnim garën. Në fund të fundit kënga jonë u mirëprit dhe u adhurua nga publiku; kjo ishte një arsye pse duhej të shpresonim deri në fund. Në përgjithësi ndodh në kompeticionet muzikore që lakohet emri i një kënge si pretendente për të fituar çmimin e parë dhe në fund një tjetër këngë triumfon. Por ne jemi artistë profesionistë, kemi studiuar për muzikë dhe e vlerëson publiku punën tonë, jo çmimi i parë i një festivali. Është mirë edhe kur fiton çmim të dytë, të tretë, apo edhe çmimin hit, është një vlerësim që të bëhet. Më vjen mirë që këngët tona tashmë janë shndërruar në të preferuarat e shqiptarëve", kanë thënë këngëtarët.

Stefi Prifti & Endri Prifti
Ti S'e Meriton
[Teksti dhe Klipi]
(Telegrafi)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0