Zbulohet E Dashura E Re E Stines
21-9-2013

Kantautori i njohur për herë të parë del hapur me një femër pas 4 vitesh.
Ishte viti 2009, kur kantautori Ernest Duka (Stine) u shfaq çift me këngëtaren kosovare, Adelina Berisha, duke inauguruar lidhjen me një këngë klip së bashku të titulluar "Dashurua fillon". Por lidhja e tyre pati uljet e ngritjet e saj, derisa ata u ndanë përfundimisht. Gjatë gjithë kësaj periudhe, kantautori i njohur është përpjekur ta mbajë jetën private larg medies, duke u kujdesur të mos shfaqet në publik me ndonjë vajzë, që të mund ta prezantonte si të dashurën e tij. Dhe, pas katër vitesh që Stine nuk është përfolur për ndonjë lidhje stabël, tashmë duket se po jeton një lidhje të qëndrueshme me vajzën që shihni në foto.
Partnerja e tij e re nuk është aspak e njohur, por miq të afërt thonë se ai e merr me vete kudo që shkon, ashtu siç ka ndodhur një javë më parë në ne ceremoninë e dasmës së muzikantit Edlir Begolli, me të fejuarën e tij këngëtare, Fatima Ymeri. Aty Stine është parë shumë afër me vajzën brune, duke u prezantuar si një çift i vërtetë. Stine, së fundi, përveç këngëve që ka krijuar për disa emra të njohur, ka realizuar klipe në bashkëpunim me këngëtare të tjerë, si: "Pa ty s’ndihem mirë" me Egland, apo "Habibi" me Emilianon e "Pa kufij". Nuk dihet se kur ka nisur lidhja e tij e re, pasi gjatë konkurrimit të tij vitin e kaluar në festivalin "Kënga Magjike", ai pohoi se me fjalët "Ti je engjëll", që mbante dhe titullin kënga, i drejtohej të dashurës së tij, të cilën e konsideronte dashuri të vërtetë.
Në shkurt, ai festoi 32-vjetorin, në një festë madhështore me miqtë artistë, të cilët i kishin bërë mjaft dhurata.

(Panorama)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0