TEKSTESHQIP

Arrestohen Pjesëtarë Të Grupit T.B.A.

9-8-2012
Arrestohen Pjesëtarë Të Grupit T.B.A.
Pas një spektakli që kanë shfaqur në Vushtrri, disa prej antarëve kryesorë të TBA, Klepto, Jetoni dhe Presioni janë arrestuar nga policia pas një incidenti jashtë ambienteve ku është mbajtur koncerti i reperëve.
Telegrafi ka mësuar në orët e hershme të mëngjesit se gjatë mbrëmjes së kaluar në Morena club në Vushtrri, grupi TBA mbajti një prej koncerteve të shumta të tyre këtë verë. Pasi performuan për të pranishmit, duke dalur nga lokali, pas një mos marrëveshje, një prej anëtarëve ka shtënë me armë zjarri.

Klepto rrëfen ekskluzivisht për Telegrafin atë që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar.

"Ishte një mos marrëveshje kur kemi dalur nga clubi Morena në Vushtrri. Kemi shtënë katër herë para 500 personave dhe më pas kemi ikur nga policia. Në proces na kanë bllokuar pesë vetura të policisë, ndërsa më pas na kanë shtrirë për tokë dhe na kanë mbajtur në paraburgim deri në mëngjes", ka deklaruar Klepto.

Tashmë të gjithë anëtarët e TBA janë të liruar, ndërsa pos Jetonit dhe Presionit të cilët nuk do të ngarkohen nga gjykata, është Klepto ai që pritet të dalë para gjykatës për armëmbajtje pa leje.

TBA është duke përfunduar turneun e madh nëpër trojet shqiptare, i cili filloi me performancën e tyre në Stadiumin e Prishtinës, ku performoi edhe Unikkatilit dhe që vazhdoi edhe me koncerte të vogla nëpër shumë qytete shqiptare.

Klepto, Jetoni dhe Presioni ishin pjesë e koncertit të madh të 15 korrikut, ku ishin të pranishëm rreth 20 mijë persona, ndërsa telashet me ligjin vijnë pikërisht në kohën kur TBA ka marrë primatin mbi skenën e hip-hopit shqiptar.
(Telegrafi)

Komente 0