TEKSTESHQIP

T.B.A., “We Gettin It“, Një Diss Për Babastars

5-5-2013
T.B.A., “We Gettin It“, Një Diss Për Babastars
Anëtarët e TBA, Jetoni, Presioni dhe Phenom, kanë publikuar projektin e tyre të ri të përbashkët, "We Gettin It", që në disa vargje prek një prej grupeve rivale.
Kënga "We Gettin It" rikthen në skenë të bashkuar grupin TBA, në një prej projekteve të tyre më serioze.

Në vargjet e kësaj kënge është Jetoni ai që godet ashpër rivalët nga Babastars.

"Vete tipin çka i ka ndodhë në 2009-ën,
Para hymjes vet e ka hongër shuplakën
Po sjom qaj s’qes fërrka n’Youtube
Raki pi G, punët e rrugve i lo n’rrugë (sic.)", është një pjesë e repturës së Jetonit, që gjatë gjithë kohës i referohet Babastars dhe konfliketeve të tyre të shfaqura në publik një vit më parë në YouTube me rivalët tjerë të OTR.

Këngën e ka punuar Presioni në studion e tij Illyrian Records, kurse videoklipi është xhiruar në SHBA nga LPA Creations.

Është kjo një prej goditjeve më të pa pritura kohëve të fundit në skenën e hip hopit shqiptar, në një përpjekje tjetër për të ndezur rivalitetin mes grupeve që dikur vazhdimisht kanë nxjerrë ‘dissa’ ndaj njëri-tjetrit.

Jetoni dhe Presioni kanë qenë pjesë e koncertit të verës së kaluar të mbajtur në Prishtinë para 25 mijë fansave dhe përkundër faktit se ishin të pranishëm dhe të hapur për publikun për më shumë se një muaj, ata nuk kanë pasur probleme me asnjë prej grupeve rivale.

Mbetet të shihet reagimi i Babastars, lideri i të cilit Geti ka paralajmëruar kohë më parë lansimin e këngës "Po T’Shoh Përmas".
Phenom
We Gettin It
[Teksti dhe Klipi]
(Telegrafi)

Komente 0