Pas Cmimit Në Zhurma Show, Tenka Ka Gati Projektin E Ri
14-10-2014
Ka një emër arti shumë të vecantë, Tenka dhe kështu ka pasur edhe stilin para se të niste muzikën , por emri i tij i vërtetë është Mërgim Tolaj. Vetëm pak ditë më parë ai është shpërmblyer me cmim duke rrëmbyër ‘Best Male Zico TV’ në eventin e madh të muzikës ‘Zhurma Show Awards 2014’, një cmim që sic na tregon artisti i ri i ka ardhur papritur, pasi ai sapo kishte bërë këngën e parë me anë të një vodeoklipi. Nuk është i vecantë vetëm në nofkën e tij, ai është shumë unik edhe në muzikën që bën, ku deri më tash ka 10 këngë, por vetëm njërën e ka publikuar. Këngëtari jeton në Basel të Zvicrës dhe atje edhe ka lindur, por me origjinë është nga Decani i Kosovës, dhe pas cmimit ai e ndjen vetëm më me shumë vullnet për të punuar shumë më shumë. Tenka na tregon se në fund të këtij muaji do të dalë kënga e tij më e re, ku padiskutim do të jetë një hit, e për videoklipin është kujdesur produksioni ‘Think Creative’ me Faruk Begollin në krye, ndërsa producenti është Jim Bentley që është edhe producenti i këngëtarit dhe pritet të dalë në Youtube nga ‘Arkiva Shqip’. Por reperi i ri ka edhe menaxher tashmë, është ky Labinot Nuraj që e mbështet dhe e ndihmon shumë. Por kur ne pyesim se me kë do të donte të kishte një duet, ai ka tre emra: me Elvana Gjata, Enca Haxhiu dhe me Dhurata Dora, ku duke parë talentin e Tenkës edhe mund të realizohen një duet i tillë në të ardhmen, pai ai është i hapur për bashkëpunime. Tenka, Big Papi sic e quajnë edhe shoqëria, sepse dikur ishte djalosh problematik, e nisi muzikën me ndihmën e producentit të tij, dhe e falënderon shumë që e ka përkrahur e do ta përkrahë deri në fund, por pa harruar edhe familjen e tij, sidomos prindërit që gjithmonë e ndihmojnë dhe i japin kurajo në suksesin e tij. Ne jemi në pritje të këngës së tij më të re deri në fund të muajit, duke I uruar reperit të vecantë një tjetër shkallë më lart në muzikën që ai këndon.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0