Tingulli 3Nt, “Po T’shoh Përmas” Arrin Në 1 Milion Klikime
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
[29-05-2013]
Ka vetëm një javë që është publikuar dhe kënga ‘Po t’shoh përmas’ e lansuar nga ‘Baba Stars’ ka arritur në hiq më pak se një milion klikime. Se kjo këngë ka arritur të fitojë simpatinë e publikut dhe veçanërisht të fansave të grupit është parë që në 24 orëshin e parë.
Por, siç duket kënga në fjalë ka tejkaluar edhe parashikimet e vetë autorëve të saj, duke u klikuar më shumë se që mendohej. Ndonëse, teksti që djemtë e ‘Baba Stars’ sollën nuk ka ndonjë mesazh apo domethënie, ndërsa më shumë vjen si lavdërim i vet këngëtarëve, ajo ka tejkaluar thuajse secilën këngë shqiptare në dëgjim.