Tingulli 3Nt, “Po T’shoh Përmas“, Këngë E Rekordeve
23-5-2013
Kënga e lansuar të dielën nga hip hop grupi Tingulli 3nt, "Po T’Shoh Përmas", ka arritur që në orët e para të lansimit të thyejë të gjitha rekordet e shikueshmërisë.
"Po T’Shoh Përmas" brenda 24 orëve të lansimit ka arritur të mbledhë jo më pak se 328 mijë klikime në YouTube, që është një prej rekordeve më të mëdha në historinë e muzikës shqiptare qysh prej matjeve që bëhen në YouTube.
Sidoqoftë, kjo nuk është e tëra. Ka kohë që nuk mbahet mend që brenda katër ditëve një videoklip të arrijë mbi 600 mijë klikime.
Për këtë sukses të jashtëzakonshëm mjaft i matur shprehet Geti. Ai në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se për të është e zakonshme që një këngë të ketë sukses.
"Sukseset e këngëve tona kanë qenë gjithmonë në klikime, koncerte në shoubiz dhe në përgjithësi në skenën muzikore. Por, kjo ka qenë një këngë speciale, e cila është lansuar në kohën e duhur dhe pa dyshim se ky sukses është më se i pritshëm për ne", ka theksuar Geti në një prononcim.
Videoklilpi i kenges "Po T'Shoh Permas" karakterizohet me një performancë impresive nga Geti, i cili shoqërohet në një veturë luksoze në një ambient të mrekullueshëm nga bukuroshja Bleona Qereti në Tiranë.

Tingulli 3nt
Po T'shoh Permas
[Teksti dhe Klipi]
(Telegrafi)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0