A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tashmë Është E Sigurtë: Tuna Dhe Cozman Janë Ndarë


Nuk ka akoma asnjë votë

[15-04-2016]
Çifti i njohur i shoubizit shqiptar, Tuna dhe Cozman, në fakt më nuk mund ta quajmë të tillë, shkruan Telegrafi. Ka kohë që po spekulohet për një ndarje të dyshes. Spekulimet u ngritën në momentin që Noizy doli publikisht dhe tha se kishte një relacion me Tunën, teksa pasoi edhe kënga “Si Dje” nga Cozman, që u mendua se është dedikim për Tunën. Nga ajo kohë, këngëtarja nuk është parë me reperin. Burimet e Telegrafit mësojnë sigurt se Tuna ka punuar me të tjerë njerëz në projekte të reja, njerëz që nuk kanë lidhje me Babastars, edhe pse në vitet e fundit ajo ka bashkpunuar me njerëz të lidhur ngusht me Babastars që asaj ja krijuan edhe hitet e mëdha.



Pos tjerash, Cozman është parë edhe në klube të natës me miq të tij të afërt, që është aludim tjetër i fuqishëm që ai është single dhe i ndarë nga këngëtarja shkupjane. Tuna vazhdon të banojë në apartamentin e saj në Dragodan me lëvizje të shpeshta në Shkup te familja e saj, teksa Cozman po qëndron në apartamentin e tij personal në Bregun e Diellit. Ai për më shumë se dy vite bashkëjetoi me Tunën në Dragodan dhe kanë realizuar qindra koncerte bashkë, duke mos u shkëputur nga njëri-tjetri.



Kjo është hera e parë që krisja ka shkuar kaq larg, ndonëse kriza në lidhjen e tyre ka pasur në mënyrë konstante, me reperin që ka qenë iniciator për tejkalimin e tyre dhe krijimin e stabilitetit. Tash duket se kthim prapa nuk ka. Cozman po bën gati një tjetër projekt, me njerëzit e tij, teksa Tuna po ashtu pritet ta lansojë klipin, së shpejti, një klip ritmik që nuk ka lidhje me jetën e saj private, e që e ka detyruar atë të presë derisa të shuhen spekulimet për të dhe ish të dashurin e saj, Cozman.
 (Telegrafi)





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019