TEKSTESHQIP

Zëri I Vaçes Nuk Vdes Kurrë

6-2-2014
Zëri I Vaçes Nuk Vdes Kurrë
‘Nuk e besojme se do te perseritet nje ze ne skenen shqiptare si ai i Vaces’-Ky ishte komenti me i perdorur i shume artisteve dhe njerezve jopublike kur moren vesh se u nda nga jeta kengetrja e madhe Vace Zela.

Nuk do te kishte dedikim per nje ze Unik sic ishte zerii i saj, por ne duam ta kujtojme keshtu ate.

"Zëri i Artë i Shqipërisë", "Ikona e Shenjtë e Këngës Shqiptare", "Mbretëresha e Këngës Shqiptare", "Ylli Polar që vërtitet i vetëm në Galaktikën e Këngës së Lehtë Shqiptare", "Gjigandja e Skenës Shqiptare". Këto janë vetëm disa nga epitetet për këtë simbol tashmë të kthyer në legjendë.

U zbulua rastësisht në moshë të re në Lushnjë. Vaçe Zela ka një zë të jashtëzakonshëm. Me zërin e saj mahnitës e të papërsëritshëm për më shumë se 40 vjet krijoi mitin e saj të pavdekësisë duke hyrë në zemrën e çdo shqiptari brenda e jashtë atdheut. Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara edhe sot nga publiku. Vaçe Zela është larguar përfundimisht prej skenës në vitin 1992.

Sidoqoftë Vaçe Zela mbetet "Zëri i Jashtëzakonshëm" që mbushte me energji skenat shqiptare duke u bërë idhulli i shumë brezave. Vaçe Zela i dhuroi publikut shqiptar si edhe Historisë së Muzikës Shqiptare zërin e saj të artë. Ajo ditet e fundit te jetes se saj I kaloi ne Basel te Zvicres ku shume miq te saj dhe ndejkes te zerit te saj shkonin dhe e takonin.

Ja se cfare shkruan kengetarja Aurela Gaqe ne rrjetin e saj social; apo u zgjova dhe hap televizorin si rutine e mengjesit. Degjoj lajmin e hidhur te shuarjes nga jeta te artistes se Kombit Vace Zela... menjehere me erdhi ne mend ate cfare kam perjetuar kur e kam takuar per here te pare...ne shtepine e saj ne Basel te Zvicres shkova ta takoj shume vite me pare...e shoh te buzeqeshur , me zerin e embel qe me ftoi te ulesha dhe u bukosa fare, nuk flisja dot,nuk i thosha dot sa shume e doja zerin e saj,sa shume kisha degjuar...me ofroi kek te cilin e kishin gatuar ne shtepi... mezi e hengra nga emocioni i madh qe kisha duke qendruar afer saj. E pyes xhaxhi Pjetrin,bashkeshortin e saj, " si eshte te jetosh prane kesaj artisteje kaq te madhe"? Ai mu pergjigj i qete,per mua ka qene dhe eshte njeriu i jetes time .

E kam takuar perseri e kam folur ne telefon per ti uruar ditelindjen e saj,dhe zeri i saj po i njejte,i qete,i embel, i bute dhe kaq e dashur. Edhe kur kishte veshtiresi te fliste nga semundja e saj, ajo prape nuk harronte te me pyeste se si isha e si e kisha vajzen...

PSE ISHTE KAQ NJEREZORE E KAQ E MIRE,ARRITI QE ZERIT TE SAJ TI VISHTE FUQINE ,MAGJINE,ME TE CILIN BERI PER VETE GJITHE POPULLIN SHQIPTAR, TE SHKOLLUAR E TE PA SHKOLLUAR, ME VESH MUZIKOR OSE JO, ZERIN E SAJ ARRITI TA DASHURONTE GJITHKUSH... ZERI I SAJ ISHTE PASQYRA E SHPIRTIT,,,,VINTE I EMBEL E FORTE NE TE NJEJTEN KOHE,I DASHUR,GURGULLIME BURIMI... I BASHKUAR ME SYTE QE I NDRISNIN E QE SHPREHNIN AQ SHUME,AJO U KTHYE DHE ESHTE MIT ,IKONE. TE DUA SHUME TETA VACE(sepse keshtu i drejtohesha),DHE EMRI YT E ZERI YT DO TE JETOJE NE MEMORJEN E TE GJITHEVE NE, ... VAJZES TIME DO T'JA MESOJ EMRIN DHE KENGET E TUA,QE EDHE AJO E BREZAT E TJERE TA DINE SE CFARE THESARI KA PASUR E KA SHQIPERIA.SHPIRTI YT PREFTE NE PAQE .

NGUSHELLIME XHAXHI PJETRIT E VAJZES IRMES E GJITHE FAMILJAREVE DHE SHQIPTAREVE."..

Ndersa me te marre vesh per ndarjen nga jet ate artistes kryeministri actual I Shqiperise z. Edi Rama shkruan keshtu ne Facebook : Ne nje kohe e vend tjeter Vacja do ishte yll i ndezur ne qiellin e botes, iku duke lene perjete ndezur yllin e vet ne qiellin e Shqiperise.

Ajo iku por ka lene pas nje arsenal te madh dhe plot vlere te muzikes me te bukur shqiptare, kenget e saj si "Valsi I lumturise’, ‘Djaloshi dhe shiu’, ‘Rrjedh ne kenge e ligjerime’, ‘mos e bukura shqiperi’ e shume e shume te tjera do te mbeten perla dhe kryefjala e cdo note muzikore shqiptare. "Do te kendoja deri sa te kisha fryme per vendin tim"-fjalet e fundit qe artistja e madhe I tha! Duhet percjelle me muzike Vace Zela ne "ate bote", sepse ashtu do te kumboje i fuqishem e brilant zeri i saj, pergjithmone... edhe ne nje trup pa jete.

U prefsh ne paqe Vace Zela, tashme atje ku je edhe engjejve mund tu mesosh se si kendohet bukur ne gjuhen shqipe.
(Maksim Gjokaj)

Komente 0