Lamtumirë Vaçe Zela!
8-2-2014
Eshtë përcjellë për në banesën e fundit mes duartrokitjesh, lulesh,lotësh e notave muzikore 'Artistja e Popullit', Vaçe Zela.
Njerez te njohur e te panjohur u mblodhen prane Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit për t'i dhene lamturinen kengetares qe me zerin e saj, buzeqeshjen, fisnikërinë e thjeshtësinë u bë e dashur për një sërë brezash të vjetër e të rinj. Flamuri mbi arkivol është dhurate pikerisht e nje grupi femijesh nga Lushnja, të cilet ia derguan Vaçe Zelës në Zvicër, ne 100-vjetorin e Pavaresise.
Nje ceremoni homazhesh, ku mbizoteronte zeri i Vaçes me kenget e kenduara ne vite. Trupi i saj u vendos aty ku kendoi nje pjese te mire te tyre, ne skenen e TKOB-së. Pikërisht ne kete skene ku fitoi nje varg çmimesh te para, duke ngritur publikun ne kembe me zerin dhe emocionet qe percillte.
Ne salle, familjare, miq, kolege, njerez te kultures dhe politikes. Nje pjese e tyre ndane mendimet e kujtimet per te.
"Jo vetëm bashkëkohësit e saj, jo vetëm ne që patëm fatin e madh që të punojmë me të, por çdo njeri i thjeshtë, kur dëgjon zërin dhe këngën e saj, me siguri brenda vetes me fantazi krijon monumentin e këngës shqiptare, një piedestal dhe mbi të Vaçja me thjeshtësinë dhe madhështinë e saj", tha regjisori, Bujar Kapexhiu.
"Kam parë koncertin e saj në Bukuresht, ishte madhështor. E pastaj Vaçja me profesionalizmin e saj, me këngët e saj të mrekullueshme bëri një popull të tërë që të ndjehet krenar", tha këngëtari, Sherif Merdani.
"Vaçe Zela nuk la asgjë në dorën tonë. Ajo e dinte më mirë se të gjithë se rinia e mendjes, e trupit dhe e shpirtit nuk takohen asnjëherë më njera-tjetrën. Si një Greta Garbo fisnike vendosi të largohej, duke siguruar përjetësinë e zërit të saj drithërues, në shkëmbim të vdekjes së parakohshme publike", tha gazetari, Sokol Balla.
Kryeministri Rama e ndau nje kujtim te femijerise per artisten.
"E ndoqa, duke pritur çdo vit e më shumë para ekranit të festivalit, vetëm për ato pak minuta mes orësh të tëra, të ndara midis tre netëve, kur në skenë hynte Vaçe Zela. Me flokët e derdhur jashtë normës së ngurtë të asaj kohe, portretin e pangjashëm me asgjë dhe me askënd, buzëqeshjen që mbulonte gjithë ekranin, me një rrezatim misterioz, me shikimin xixëllues që paralajmëronte diçka tjetër, diçka ndryshe, diçka që pa e rrezuar normën, pa e këputur këngën e vetme të realizmit socialist elektrizonte gjithë ajrin e kuzhinës tonë", tha Rama.
"Nuk mund të ketë trashëgimi shpirtërore pa Vaçen brenda, nuk mund të ketë lumturi pa 'Valsin' e Vaçes. Prandaj Vaçe Zela, nuk ikën, valsi i saj është sot rekuiem i mosvdekjes", tha ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
"Eshtë dhe mbetet zeri dhe kujtesa e saj, përjetë mes nesh, në zemrën e një kombi të tërë, mirënjohës dhe krenar për të dhe për veprën e saj, çka shihet qartë edhe nga bashkimi i mijëra e qindra mijëra shqiptarëve në homazhet dhe nderimin për të paharruarën Vaçe Zela", tha kryebashkiaku Lulzim Basha.
"Vaçe Zela, ishte njëkohësisht disidenca e këngës shqiptare në atë regjim barbar të antivlerave", tha Sali Berisha.
Në hollin e TKOB-së luhej muzike nga nje grup harqesh dhe njerezit hidhnin ne leter ndjesite e tyre per te madhen Vaçe, ndersa ne qender te tij ishte vendosur një foto me buzeqeshjen e saj tipike.

(Top Channel)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0