TEKSTESHQIP

Vali Corleone Hyn Nesër Në “Vip Shpija“

28-10-2012
Vali Corleone Hyn Nesër Në “Vip Shpija“
Prezantuesja e shout real "VIP Shpija 3", Albana Osmani, ka paralajmëruar pjesëmarrjen e të pakrahasueshmit, Vali Corleone, në këtë spektakël televiziv.
"Të hënën në 'VIP Shpija' bëhet pjesë e këtij 'reality-show' Vali Corleone! Absollut super 'show'... Na ndiqni 'live' në T në Digitalb!", ka shkruar Albana në profilin e saj në Facebook.

Është interesant të presim reagimin e Shkëndije Mujaj, për të cilën Vali ka thënë se ka pasur lidhje intime, ndërsa ajo ka mohuar. Po ashtu, bukuroshja në një intervistë të dhënë më herët pati deklaruar se nuk do të merrte pjesë në shtëpi po të ishte aty ylli nga Gjilani.

'Mbreti' Corleone, i cili ka krijuar famë të jashtëzakonshme falë stilit të tij të jetës, kohët e fundit është mjaft i kërkuar në YouTube edhe për këngën e tij "Absolut", e cila pas katër ditësh është dëgjuar afër gjysmë milioni herë.
Vali Corleone
Absolut
[Teksti dhe Klipi]
(Telegrafi)

Komente 0