Flet Avokati I Vali Corleones: është I Pafajshëm
24-4-2014
Absollut jo! Princ Valentino Corleone, nuk është arrestuar të ketë bërë far vepre penale! Ai, djaloshi gjilanas, është arrestuar me qëllim te prishjes së imazhit të tij , këto kanë qenë fjalët e avokatit Sherif Sherifi, të thëna në bazë të deklaratës që ka dhënë Princ Valentino Corleone, në njësitin e hetimeve regjionale stacionin policor në Gjilan.
Familja e Princ Valentino Corleones, ndonëse nuk ishte në disponim të flasë lidhur me arrestimin e birit të tyre, shprehen ta ketë angazhuar njërin nga avokatët më të mirë në Gjilan, avokatin Sherif Sherifi, që të merret në mbrojte të rastit, për të cilin rast ata flasin me bindje të thellë së është rast i inskenuar dhe i qëllimshëm, vetëm e vetëm për ta zbehur imazhin e biznesit familjar.
Ndërkaq avokati Sherif Sherifi, që ka qëndruar në qendrën e ndalimit në stacionin e policisë në Gjilan, deri në orët e vona të natës ( e mërkure 23 prill 2014) dhe pas konsultimeve të mjaftueshme me të mbrojturin e tij Princ Valentino Corleones, ka thënë se klienti i tij është i pafajshëm dhe se i njëjti është duke u mbajtur në mënyrë të kundërligjshme dhe pa asnjë bazë ligjore.
"Ndalimi i tij është bërë vetëm mbi bazën e një deklarate të dhënë nga ana e një personi, i cili për Princ Valentino Corleone është plotësisht i panjohur. Aq më tepër ku sipas informacioneve që posedojmë, ky person është edhe përdorues i substancave narkotike që tregon saktë kredibilitetin, besueshmërinë e kësaj deklarate shumë të dyshimtë që ngarkon Corlenonen", ka thënë avokati Sherifi.
Sipas tij, për mbrojtjen kjo deklaratë është juridikisht e pa qëndrueshme nga shkaku se Kodi i Procedurës Penale të Kosovës, e ka të rregulluar saktësisht mënyrën e dhënies së deklaratës dhe dhënien e mundësisë së kundërshtimit të asaj deklarate nga ana e të dyshuarit e që në këtë rast kjo mundësi nuk i është dhënë fare Princ Valentino Corleones e as mbrojtësit të tij.

Gjithnjë sipas avokatit Sherifi, masa e ndalimit nuk ka qenë mas adekuate për të mos thënë fare e panevojshme nga shkaku se Princ Valentino Corleone, pasi që është njoftuar nga anëtarët e familjes se është kërkuar nga ana e policisë, i njëjti në mënyrë vullnetare është lajmëruar në polici me qëllim të kuptimit të arsyes së kërkimit nga ana e policisë. "Për organet e ndjekjes konsiderojmë se ka qenë rrethanë e mjaftueshme që i njëjti të lëshohet ne liri dhe të mbrohet në procedurë të rregullt", ka thënë avokati Sherifi.
Qytetarët kanë parë Princ Valentino Corleone, të ketë parkuar para policisë Hamerin dhe të ketë dale lirshëm, i bindur ne pafajësi drejt stacionit të policisë, ku tashmë po mbahet në qendrën e ndalimit në Gjilan, në bazë të aktvendimit mbi ndalimin e lëshuar nga ana e prokurorit të rastit Arben Kadriu.
Ai është i dyshuar për dy vepra penale, për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjigjëm nga neni 365 i Kodit Penal të Kosovës, si dhe, për shkak të dyshimit për veprën penale, mbajte në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 i KPRK-s, ndërsa për mbrojtjen në bazë të shikimit të shkresave të lëndës edhe në këtë kohë ende nuk dihet se për cilën armë bëhet fjalë, për më shumë sipas avokatit Sherifi, vepra për armëmbajtje pa leje fare nuk ekziston.
Princ Valentino Corleone, po mbahet në i dyshuar për vendosjen e një mjeti shpërthyes në një Diskotekë në Gjilan. Fillimisht është arrestuar Genc Qamili, ai sipas deklaratës së dhënë në polici ka thënë të ketë vendosur mjetin shpërthyes si kërkesë të Princ Valentino Corleones.
Sipas avokatit Sherifi, arrestimi më shumë ka qenë një spektakël medial i policisë, për një vepër që ka ndodhur rreth një vit më parë.
"Është paradoksale dhe jo profesionale nga ana e policisë ngase Princ Valentino Corleone e ka djalë të axhës njërin nga bashkëpronarët e diskotekës. Organet e ndjekjes kanë bërë një gabim profesional qe kanë ndalur Princ Valentino Corleonen, duke u bazuar nga një deklaratë tejet e dyshimtë", ka thënë avokati Sherifi.

(xlpress)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0