TEKSTESHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Arsye S'kam“

16-11-2013
2 Fjalë Për Klipin E Ri “Arsye S'kam“
Vali Kuqi së fundmi ka publikuar videoklipin e tij më të ri "Arsye s'kam". Videoklipi është punuar nga produksioni Asha, orestrimi është bërë nga Kledi Bahiti nga produksioni Threedots ndërsa tektin e ka bërë Enbdrit Mumajesi. Kjo është hera e parë ku Vali na shfaqet edhe si kompozitor sepse muzikën e këngës e ka bërë vetë.

TeksteShqip: Vali, së fundmi keni publikuar videoklipin tuaj më të ri "Arsye s'kom". Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Vali: Kënga është e zhanrit pop & rnb. Muzikën e kam bërë vetë, tekstin Endrit Mumajesi, ndërsa videoklipin produksioni Asha.

TeksteShqip: Ky është bashkpunim i dytë me produksionin Threedots. Si po të ecën bashkpunimi me ta?

Vali: Bashkpunimi me Threedots po shkon mirë, kësaj her shkova me muzikë të bërë vetë
dhe ata më dhanë mundesinë që të bëj orkestrimin në studiot e tyre dhe inqizimin po ashtu.
TeksteShqip: Videoklipi është xhiruar nga produksioni ASHA. Sa jeni ndarë i kënaqur me punën e tyre?

Vali: Me Asha'n jam shumë shumë i kenaqur, qoftë me trajtimin që më bënë, qoftë edhe me profesionalizmin e tyre.

TeksteShqip: Cilat janë proektet e Valit pas këtij klipi?

Vali: Ky është vetëm fillimi im në karrierën muzikore, do ketë shumë projekte të tjera në të ardhmen dhe shumë shumë punë natyrisht.

TeksteShqip: Në fund... ndonjë porosi për publikun?

Vali: Për publikun, vazhdoni të keni besim tek unë sepse nuk do ju zhgenjej asnjëherë.
Vali Kuqi
Arsye S'kam
[Teksti dhe Klipi]
(Teksteshqip.Com)

Komente 1