TEKSTESHQIP

Fshihet Edhe Videoklipi I Vali Kuqit

22-11-2013
Fshihet Edhe Videoklipi I Vali Kuqit
Videoklipi i ri i këngëtarit nga Gjakova, Vali Kuqi, është fshirë nga rrjeti më i madh social i videove, YouTube.

Këngëtari i ri publikoi para pak ditësh videoklipin e ri të titulluar "Arsye S’kam".

Kënga që arriti të krijojë dëgjueshmëri të mirë në ditët e para të publikimit është fshirë nga rrjeti social më i madh i videove, YouTube.

Dhe, kjo sipas Valit është e pakuptueshme, por ai premton se do të kthehet shpejt videoklipi i tij.

"Ka disa njerëz të papërgjegjshëm që janë munduar të më prishin punë në Youtube, duke e fshirë videon "Arsye S’kam". Video do të rikthehet shumë shpejt në YouTube", ka potencuar Vali në profilin e tij në Facebook.

Sot u fshi nga Youtube edhe video e re e Vigani dhe Edberit "Jeta Vazhdon".
Vali Kuqi
Arsye S'kam
[Teksti dhe Klipi]
(Telegrafi)

Komente 0