Venera Lumani Fiton “The Voice“
25-1-2013
Venera është fituesja e edicionit të dytë të spektaklit të talentëve të këndimit, The Voice of Albania, pas një finale të jashtëzakonshme të zhvilluar të premtën mbrëma, e që zgjati deri vonë pas mesnate.
Kjo nuk ishte një finale e rëndomtë, por një finale që do të mbahet gjatë në mend. Kjo për shkak se edicioni i dytë i The Voice of Albania u kompletua me një mbrëmje të fundit e cila u mrekullua nga realizimi i jashtëzakonshëm me zëra të fantastik.
Matej, Mjellma, Venera dhe Jozefina ishin protagonistët e finales së madhe. Që të gjithë kënduan nga dy këngë. Secili më i miri se tjetri, performuan në skenën e gjigante nën instrumentet ‘live’ dhe ashtu si trajnerët Alma, Sidriti, Eltoni dhe Miriami, edhe shikuesit anë e mbanë trojeve shqiptare ishin dëshmitarë të interpretimeve epike.
Ishte përshtypja që Matej do të mund ta fitonte spektaklin, por kjo nuk ndodhi. Performanca e tij e dytë i kaloi të gjithë kufinjt e reales, por Venera i bëri ballë dhe shqiptarët vendosën që vajzën nga Struga e Maqedonisë ta kurorëzojnë fituese.
"Jam tejet e emocionuar, ju faleminderit të gjithëve. Nuk e kam pritur, e pabesueshme... e pabesueshme", ishin fjalët e para të Venerës pasi e mësoi lajmin në skenën e madhe, teksa lotët në fytyrën e saj nuk merrnin fund.
Përkundër disfatës edhe tri kandidatët e tjerë u ndjenë të kënaqur nga epilogu i spektaklit dhe pritet që së shpejti edhe të lansojnë karrierat e tyre muzikore.
Vlen të përmendet realizimi nga një planet tjetër i Top Media për The Voice of Albania, që edhe një herë u tregua shembull që duhet të ndiqet nga mediat tjera për evoluimin medial dhe kënaqësinë që i është ofruar shqiptarëve.

(Telegrafi)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0