Venera Dhe Lindi: “Po, Jemi Të Dashuruar“
5-2-2014
Ka ardhur me një set fotografish të realizuara nga fotografja e mirënjohur shqiptare Sofilda Teta. E bashkë me to, fituesja e edicionit të tretë të "The Voice of Albania", Venera Lumani, ka sjell edhe një të vërtet tjetër nga jeta e saj private. E rrëfimin për dashurinë këngëtarja nga Struga e ka bërë për mediat shqiptare. "Po jemi të dashuruar", ishte përgjigjja e saj por edhe e Lind Islamit.
Këtë prononcim të çiftit e ka sjell përmes rrjeteve sociale edhe vetë këngëtarja, ndërsa e ka shpërndarë mes miqve aty. Ndryshe, të dy bashkë po vazhdojnë angazhimin artistik, duke u prezantuar nëpër mbrëmje të ndryshme ‘live’ si një çift perfekt. Ju kujtojmë, që Lind Islami gjatë konkurrimit në "The Voice 3" ka qenë në një lidhje dashurie, për çfarë patë pohuar babai i tij Bedri Islami, ndërsa pat thënë që i biri i tij ‘vajzën e ka goxha xheloze’.
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0