TEKSTESHQIP
VFM 2010
Videofesti Muzikor 2010 u mbajt më 25 maj 2010 në Sallën e Teatrit Kombëtar në Prishtinë

Dafina ishte ajo qe kishte me se shumti nominime ne Video Festin Muzikor 2010 dhe ishte po ajo qe edhe mori me se shumti cmime, duke perfshire edhe cmimin e madh "Best All" per videospotin e saj "Amazing Girl" te punuar nga Entermedia. Cmimin e ndau kryetari i komunes se Prishtines, z.Isa Mustafa dhe Dafina e gezuar dhe e emocionuar per cmimin i thote atij "Isa, je shume nje Amazing Boy", ha ha! Vec vajze e mire, ti je shume me e re dhe ne shenje respekti duhej t'i drejtoheshe atij me "zoteri Isa" e jo si me pase shok klase "Isa!".

Adelina Ismajli fitoi "Best Performance" por sic kishte paralajmeruar me pare se do ta bojkotoi festin, ajo nuk ishte e pranishme ne salle qe te marr kete cmim. Genta Ismajli nuk ishte aty por as nuk mori cmim. Nora Istrefi erdhi vetem e pashoqeruar me Robertin dhe mbeti e zhgenjyer pasi nuk mori asnje cmim, edhe pse ishte e nominuar disa here, bile edhe per cmimin e madh. Te them te drejten, kam pritur qe kesaj radhe te fitoj nje cmim. Cmimi me "bajat" i nates ishte ai "Best Male" qe iu dha Alban Skenderaj (per te saten here). Jo pse nuk e dua apo nuk e cmoi Albanin, por edhe ai vete tha or burr: "mjaft ju lutem, mos ma jepni kete cmim ma!". Perndryshe Albani dhe Miriami e fituan "Cmimin e Publikut" me videospotin e tyre "Let me die with you" qe eshte e meritueshme, por kjo me "Best Male" me te vertete u be bajat dhe njeriu fillon te kuptoj pse disa kengetare edhe nuk jane te kenaqur me menyren e ndarjes se cmimeve ne kete video fest. Real1 dhe Big D (DJ Blunt nuk e pash) e leshuan sallen, mesiguri te zhgenjyer pasi qe nga sa nominimet qe paten, ne fund ngelen duar thate dhe kur organizatorit te festit u kujtua t'i jap nje cmim, pikerisht "Cmimin e Organizatorit", ata nuk ishin aty per ta marre.

Kishte mysafire te shumte dhe te ndryshem si Ramush dhe Anita Haradinaj, William Wolker (te cilit edhe iu kenduan urimet per ditelindjen qe ai feston neser), Isa Mustafa, Nexhmije Pagarusha (erdhi vetem e pashoqeruar dhe ai "cungu" qe hapi deren e limos, nuk e zgjaste doren t'i ndihmoj asaj si nje xhentleman, pasi ajo kishte pak veshtiresi te dilte nga vetura), Mimoza Kusari me bashkeshortin e saj Arbenin, Arbana Osmani (po po e Big Brother), Besa Kokedhima dhe shume te tjere nga estrada jone kombetare.

Nikoqire e festit edhe kete vit ishte bukuroshja Gresa Pallaska. Ne tepihun e kuq mysafiret priteshin dhe ndonje edhe intervistoheshin nga Flora Mejzinolli dhe Jehona Bajrami. Vitin e kaluar, aty jashte performonte nje band live dhe nuk degjonim asgje se cka bisedohej. Ndersa sivjet, e kunderta, nje qetesi absolute, mysafiret kalonin si ne nje marsh funerali. Skena brenda ishte ok, per aq sa ka vend, por si gjithnje, ndricimi ishte i gabuar, i tipit qe verberon syrin e kameres. Nuk di si ta spjegoj kete pasi nuk jam ekspert ne kete fushe, por per te kuptuar kete duhet t'i referohemi skenes se Eurovizionit ku ndricimi eshte perfekt dhe asnjehere nuk e pengon shiqimin. Kishte pak permiresim ne tekniken e kameres e cila kete vit mu duk se e gjente veten ne pozita me te mira. Ne pergjithesi, Video Festi i sivjem nuk solli ndonje risi te madhe. Mungonte entuziazmi ne salle, ne gje qe e potencoi edhe Elvana Gjata kur mori cmimin e saj. Kam drojen qe videofesti ne kete lloj format po behet paksa monoton si per nga programi artistik qe po shfaqet ashtu edhe per nga cmimet qe po ndahen (p.sh. rasti i Alban Skenderaj).


Çmimet që u ndanë në natën finale të Videofestit 2010 janë:

Videosporti më i mirë i zhanrit Rock – Kthjellu feat Flori-“S'te Fal”.
Videospoti më i mirë i zhanrit Rep-Hip Hop – Skillz-“VIP”
Videospoti me montazhin më të mirë – Dafina Zeqiri-“Amazing Girl”.
Videospoti më i mirë për Post Produksion dhe efekte speciale – Elvana Gjata-“Hi Tech”
Videospoti me performancën më të mirë – Adelina Ismaili-“Tribalb”
Videospoti më i mirë në konkurrencën e meshkujve – Alban Skënderaj-“This Is Your Day”.
Videospoti më i mirë në konkurrencën Best New Artist – Yllka Deliu-“Emër e Femër”.
Videospoti me styling më të mirë – Leonora Jakupi-“Ky Është Fundi”.
Videoklipi me regjinë më të mirë – Zig Zag Orkestra-“Jorgjica”.
Videospoti më i mirë në konkurrencën R&B – Dafina Zeqiri-“Amazing Girl”.
Çmimi i karrierës – Grupi Minatori
Videospoti me kamerën më të mirë – Alban Skënderaj-“This Is Your Day”.
Videospoti më i mirë në konkurrencën e grupeve – Skillz-“VIP”.
Videospoti më i mirë i zhanrit Pop – Bubulina Krasniqi-“Elementi i Pestë”.
Videospoti më i mirë në konkurrencën e femrave – Dafina Zeqiri-“Amazing Girl”
Çmimi i organizatorit – Dj Blunt feat Real 1 dhe Bid D-“It's All About Biznis”.
Videospoti më i mirë i zhanrit Pop Folk – Korab Jetishi-“Zemra po më Vdes”.
Çmimi i publikut - Alban Skënderaj dhe Miriam Cani-"Let Me Die With You".
Videspoti më i mirë (Best of All) - Dafina Zeqiri-"Amazing Girl"



Video Fest 2010 - Nominimet

Edhe ketë vit Video Festi Muzikor (VFM) do të organizohet nga Instituti për Kulturë dhe Sport – INKUS, dhe do të mbahet me 31 Maj 2010.

Video Festi Muzikor 2010 mbështetet nga: Marigona Residence, ProCredit Bank, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës, Techno Market, EBC Company, Kerasan, Vitaminka, Kolegji Victory, EKOS.

Bordi organizativ i VFM`10, edhe këtë vit, ka vendosur që në juri profesionale për përzgjedhjen e video spoteve më të mira të ftojë përfaqësues të video produksioneve sikurse edhe njerëz profesionistë edhe nga të gjitha mediat vizuele nacionale.

Të ftuar në juri ishin produksionet : Pixels, Entermedia, Video - Art, Art Fabe, Pulla, Aleksandar, BMA, Ajo Pictures, Fabrika, KONE, pastaj të gjitha TV nacionale dhe profesionistë nga fusha te ndryshme.

Juria e VFM`10 është e përbërë nga:
Kryetarë jurie: Fatmir Bajrami – Kameraman - RTK
Agron Vula – Drejtor i Produksionit - RTV21
Arben Shala – Montazher - KTV
Burbuqe Berisha – Regjisore
Ekran Dobërcani – Manager - KONE
Leutrim Blakaj – Drejtor Executiv - Entermedia
Gazmend Avdiu – Kameraman- Pixels
Marjan Ogenovski – Regjisor - Fabrika
Jetmir Grezda – Producent - Pulla
Ujkan Hysaj – Regjisor - Ajo Pictures

Për kategorinë Best Styling është përzgjedhur një juri e veçantë e cila është përbërë nga: Xheralldina Rexhepi, Blerina Kllokoqi Rugova, Valdrin Sahiti

Nominimet sipas kategorive:

Video Spoti më i mirë (BEST ALL)
Nora Istrefi - Dy shoke
Kthjellu ft. Flori – S'te fal
Dafina Zeqiri - Amazing Girl
Skillz – VIP

Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Meshkujve (BEST MALE)
Andosi - Vetem nje ender
Da Ghost - Majt, Djatht
Alban Skenderaj - This is your day
Korab Shaqiri - Flet ky qytet

Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Femrave (BEST FEMALE)
Elvana Gjata - Hi tech
Dafina Zeqiri - Amazing Girl
Eliza Hoxha - Deshperimi
Nora Istrefi - Dy shoke

Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Grupeve (BEST GROUP)
Zig Zag Orkestra - Jorgjica
Skillz – VIP
Kthjellu ft. Flori – S'te fal
Da ligs ft. Don Arbas - Qoj nalt

Video Spoti më i mirë në konkurrencën Best New Artist
GT - Bone si une
Venera Imeri - Akrepat mi ke ndal
Yllka Deliu - Emer e femer
Blertina Shabani - 1000 Pranvera

Video Spoti më i mirë i zhanrit i Pop Folk (BEST POP FOLK)
Adelina Ismaili - Trialb
Korab Jetishi - Zemra me vdes
Aferdita Dreshaj - Per ty dridhem
Ermal Fejzullahu - Sa net pa gjume

Video Spoti mëi mirë i zhanrit POP (BEST POP)
Bubulina Krasniqi - Elementi I 5ste
Eliza Hoxha - Deshperimi
Miriam Cani - Mos me ndal
Nora Istrefi - Dy shoke

Video Spoti më i mirë i zhanrit Rap Hip-Hop (BEST HIP HOP)
Da Ghost - Majt Djatht
Dj Blunt ft Real 1 - Biznis
Skillz - VIP
Da ligs ft. Don Arbas - Coj nalt

Video Spoti më i mirë i zhanrit Rock (BEST ROCK)
Andos - Vetem nje ender
Kthjellu ft. Flori – S'te fal
Alban Skenderaj - This is your day
Garazhat e bardha ft. Blinera - Vertet

Video Spoti më i mirë në konkurrëncën RnB (BEST RnB)
Tuna ft. Vig Popa - E boj nxet
Elvana Gjata - Hi tech
Dafina Zeqiri - Amazing Girl
Blero ft. MC Kresha & Snoopa - Higher

Video Spoti me Regjinë më të mirë (BEST DIRECTOR)
Zig Zag Orkestra - Jorgjica
Dafina Zeqiri - Amazing Girl
Dj Blunt ft. Real 1 & Big D - Biznis
Skillz - VIP

Video Spoti me Montazhin më të mirë (BEST MONTAGE)
Dj Blunt ft. Real 1 & Big D - Biznis
Skilz – VIP
Dafina Zeqiri - Amazing Girl
Zig Zag Orkestra - Jorgjica

Video Spoti per Postproduksion dhe efekte speciale (BEST POST PRODUCTION & SPECIAL EFFECTS)
Blero ft. Snoopa & MC Kresha - Higher
Da ligs ft. Don Arbas - Coj nalt
Elvana Gjata - High tech
Nora Istrefi - Dy shoke
Yllka Deliu - Emer e femer
The Dizzies - Per shkak teje

Video Spoti më kamerën më të mirë (BEST CAMERA)
Kthjellu ft. Flori – S'te fal
Dafina Zeqiri - Amazing Girl
Alban Skenderaj - This is your day
Nora Istrefi - Dy shoke

Video Spoti me Styling më të mirë (BEST STYLING)
Dafina Zeqiri - Amazing Girl
Leonora Jakupi - Ky eshte fundi
Vesa Luma - Edhe nje fundvit
Yllka Kuqi - E jotja Sjam

Video Spoti me Performancen më të mirë (BEST PERFORMANCE)
Genta Ismajli - Si panter I zi
Adelina Ismaili - Trialb
Dafina Zeqiri - Amazing Girl
Adelina Tahiri - Manipulator
Image 115467
Image 115465
  • VFM 2010
  • Viti: 2010
  • 25/05/2010 - 25/05/2010
  • Salla e Teatrit Kombëtar, PRISHTINE
  • Prezantuesit: Gresa Pallaska
  • TV: KTV
  • Radio: Radio Dukagjni