Violeta Kajtazi: “Vazhdoj T'i Qëndroj Besnike Këngës Së Mirëfilltë“
11-3-2015

Për të lirisht mund të themi që i ka përngjarë emrit, ajo rrezon vetëm buzëqeshje, dashuri e mirësi. Është kjo Violeta Kajtazi, e cila në këtë intervistë na flet për jetën dhe veprimtarinë e saj, ndërkaq ju ftojmë ta lexoni …
TeksteShqip: Violeta, ju prej vitesh jeni pjesë e skenës dhe artit shqiptar. Kur është dalluar talenti juaj për muzikë?
Violeta Kajtazi: Po, u bë shumë gjatë që jam në skenë. Talenti im është dalluar nga babai im i ndjerë, por edhe nga arsimtari i shkollës fillore, qysh në klasën e dytë, ku për herë të parë jam prezentuar për ditë të shkollës!

TeksteShqip: Në atë periudhë, cili ishte elementi që u shtynte të ecnit përpara?
Violeta Kajtazi: Në familjen time këndonte babai dhe motra, nga të cilët e fitova emocionin ndaj këngës.
TeksteShqip: Si keni mundur t'i qëndroni besnike këngës së mirëfilltë, duke parë se tregu i tanishëm sikur u përzie?
Violeta Kajtazi: Muzika jonë është shumë e pasur. Unë jam rritur me muzikën e pastër, e dua muzikën popullore, andaj i mbes besnike.
TeksteShqip: Sa i vlerësoni bashkëpunimet dhe albumet?
Violeta Kajtazi: Albumi është një pasaportë për këngëtarin, prandaj e vlerësoj shumë. Bashkëpunimin e çmoj dhe atë, prandaj edhe kam mjaft të tilla.

TeksteShqip: Kush janë bashkëpunëtorët tuaj?
Violeta Kajtazi: Bashkëpunëtorët e mi janë: Fatmir Muja, Ismet Behxheti, Ilir Shaqiri, Artan Bakija, e shumë të tjerë.
TeksteShqip: Me Vjollcën jeni më tepër se mike. Na flisni pak rreth kësaj shoqërie që ua kanë lakmi të gjithë !
Violeta Kajtazi: Nuk ka pasuri më të madhe se kur ke një kolege të mirë, e mbi të gjitha mike të mirë. Me Vjollcën diskutojmë rreth muzikës, por edhe për gjëra familjare. E çmoj shumë dhe e dua shumë, duke mos harruar edhe Lorin e Lendita Mjekiqin, dy kolege e mike të mija shumë të mira.

Tekteshqip: Si është një ditë e zakonshme e Violetës?
Violeta Kajtazi: Ditë e rëndomtë, si e çdo njeri, kafe në shtëpi me nënën e motrën. Kur kam ndonjë takim të aranzhuar, dal. Vazhdoj me studime për mastër, i bëj vizitë Vjollcës dhe iku dita hahaha (qesh).
TeksteShqip: Po me mbrëmje dhe manifestime, si po kalon Violeta?
Violeta Kajtazi: Në përgjithësi mirë, kudo që ka shqiptarë, mbrëmjet kalojnë mirë.

TeksteShqip: A do presin fansat diçka të re së shpejti?
Violeta Kajtazi: Sigurisht që po, së shpejti do të ketë mjaft të reja.
TeksteShqip: Violeta, ishte kënaqësi që pranove të jesh pjesë e personazheve tonë të intervistuar. Për fund, dëshironi të shtoni diçka?
Violeta Kajtazi: Kënaqësia është e imja, ju dhe fansave ju uroj shëndet e suksese. Faleminderit!

(Arsim Kolari/Teksteshqip.com)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0