TEKSTESHQIP

Ilaçi I Vjollcës

22-3-2012
Ilaçi I Vjollcës
E qetë dhe shumë e lumtur për suksesin që po korr kënga e saj, falë bashkëpunimit me këngëtarin e madh, Sabri Fejzullahu.

Kjo ishte ajo që shihet në sytë e këngëtares kosovare, Vjollca Haxhiu, e cila në programin "Pro Shqip" në Top Kosova Radio ka treguar se si arriti të ketë këtë bashkëpunim që rezultoi si një rikthim i fuqishëm, me një nga idhujt e saj, këngëtarin e madh. Madje, Vjollca mbante mend edhe datën 23 korrik të vitit 2011 kur lindi ideja e këtij bashkëpunimi për këngën "Ilaçi im".

Ndërsa, kur ne e kemi ngacmuar se cili është ilaçi i saj për të qenë e lumtur, këngëtarja ka treguar se familja dhe shoqëria e saj e bëjnë atë të jetë gjithmonë mirë. Vjollca në këtë program ka treguar se së shpejti do të ketë edhe një këngë të re, ndërsa bashkëpunimet do të vazhdojnë.
(Maksim Gjokaj/Kosova Sot)

Komente 0