TEKSTESHQIP
Vlashent Sata - Duart Lart (Remix)
Vlashent Sata
Duart Lart (Remix)
(Feat. MC Kresha)

Muzika e këngës vjen si kompozim nga vetë këngëtari, teksti është shkruajtur nga Vlashent Sata & Mc Kresha, ndërsa për produksionin në studio punuan Ciccio Leo. Ky material i ri vjen i punuar bukur me një videoklip, për të cilin u bashkëpunua me Bonfilmcc, teksa u xhirua me regji nga Bjori Thana & Dojna Mema. Premiera u transmetua me datë 6 Mars 2026.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Një fëmijë që mbyllë sytë me lot
Me duar drejtuar, lart
Më kot
Qielli nuk dëgjon, kët' Tokë.

Burra që kujtojnë janë Zot
Luftë po bajnë, po vriten kot
A kem Zot?
Si rrijmë tuj pa e s'bajmë za, na s'bajmë gja...
Ti fëmijë, pritëm deri sa të vij...

Unë kam me ndejt me ty
Vetëm s't'la
Nata ka me u kry
Kur? S'e di.

Veç, kam me nejt me ty
Vetëm s't'la
Nata ka me u kry
N'dritë ka me u kthy.

N'fillim t'stinës kur lulet çilen
fmit' vriten vade gjaku tyre
ujit' frytet
zdritë ftyra
pyet fmija
vallë ca ke arsya që m'vrat pramë pranë shpisë
thjeshtë ta di
i qetë t'i mbylli sytë
nana qan n'prag t'shpisë
ofshamë t'saj ni'
e t'shame për kta t'pa shpirt
derisa dha shpirt
gjarpnij

Tani folin paqe,dashni
kurrë su knaqën gjakpirsat me gjak t'fmisë
toka la me gjak
stop me lajme fallce
e pamë miq
kur bohen fmitë kurban t'politiks
kurrë ski me pa peace n' Middle East
përderisa n'rrjete sociale dalin feed
ne i lagim sytë
si me pa seriale cheap
nëse zani yt ska piskamë ska ç'tvyn
tanku t'shtyp
t'çan kryt
e ti s'çanë kryt
paqe t'vyn

Në qoftë se doni luftë me ba
Ndalni t'ju kërkoj diçka
T'ikin fëmijët, larg jetë me ba
Pastaj mundeni me u vra.

Unë kam me ndejt me ty, une kam me ndejt me ty
Vetëm s't'la
Nata ka me u kry, nata ka m'u kry
Kur? S'e di

Veç, kam me nejt me ty, t'premtoj
Vetëm s't'la
Nata ka me u kry
N'dritë ka me u kthy.

Nata ka me u kry
N'dritë ka me u kthy.

VIDEOKLIPE

Komente 0