TEKSTESHQIP
West Side Family - Për Ne
West Side Family
Për Ne

Muzika e këngës është kompozuar nga Alban Kondi, për tekstin është kujdesur Armir Shahini, ndërsa produksionin e krijuan Fabrika & Alban Kondi. Pasi u kurua në çdo detaj, ky produkt lansohet tek ne nga ana vizuale me një videoklip muzikor, për video produksionin e të cilit u bashkëpunua me Genc Osmani. Kjo video premierë është transmetuar më 13 Shkurt 2026 dhe menjëherë pas publikimit mori tepër vemendje.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Refreni
Natën kur bën ftohtë e gjumi s'të merr
Do vij të t'mbuloj të flasim për ne
Natën kur bën ftohtë e gjumi s'të merr
Do vij të t'mbuloj të flasim për ne

Strofa I

Të doja kur më thoje se zanin do me ma ni
Kur netëve vijnë mesazhet: "Zemër kam nevojë për ty"
Mungon aroma jote kur e sillje në mesnatë
Ke lënë parfumin tënd si kujtim në k'të shtrat
Pa prit e pa kuptu ti mendimet ti mi vodhe
Veç një fjalë ia vuri zjarrin, zemra theu kraharorin
Tavolina mban laptopin aty ndezur projektori
Janë kujtimet imazhet tona sot po digjet dhe dekori
Të marr e je aty dhe kur s'je e di e ndiej
Gjithçka ësht' bo rrëmujë, unë kam ftohtë pa ty te fle
Ti lotët pse mi fshehe se ato ashtu vetë flasin
Mos i mbaj ato për vete, mos i ler të të humbasin
Për ty malet i lëviza, por s'mjaftoi që bashk t'jena
E kam shpirtin të burgosur e gënjej e dal nga vetja
Sa her' po t'menoj e po m'rrjedh ti nëpër vena
I mbyll sytë e po t'jetoj si ky tekst trazuar jena

Refreni

Natën kur bën ftohtë e gjumi s'të merr
Do vij të t'mbuloj të flasim për ne
Natën kur bën ftohtë e gjumi s'të merr
Do vij të t'mbuloj të flasim për ne

Strofa II

E di një ditë do vij do e prekësh ëndrrën tënde
Unë do jem aty të më shohësh mua ëmbël
Rreshti i parë karrigia e parë kam biletë të rezervuar
A do qeshësh kur t'më shohësh apo do jesh e hutuar
Sa herë shoh unë syt' e tu është gjithmonë si her' e parë
E ndiej frymën të më ndalet zemra dridhet se kam mall
Nuk ke faj e faj nuk kam ndoshta kështu ishte e shkruar
Lidhëm botët dy në nji, por në kohën e gabuar

Bridge

Natën kur bën ftohtë e gjumi s'të merr
Do vij të t'mbuloj të flasim për ne
Sa herë vetëm ti të jesh natën ftohtë ti kur të kesh
Unë aty do t'jem të t'them un' zemër të kam ty përjetë

Refreni

Natën kur bën ftohtë e gjumi s'të merr
Do vij të t'mbuloj të flasim për ne
Natën kur bën ftohtë e gjumi s'të merr
Do vij të t'mbuloj të flasim për ne

VIDEOKLIPE

Komente 0