TEKSTESHQIP
Xuxi - Hyjnesha E Prishtinës
Xuxi
Hyjnesha E Prishtinës

Komponues i muzikës dhe autor i fjalëve të tekstit rezulton të jetë Arsim Bunjaku, teksa për këngën kanë punuar bashkarisht si orkestrues DuoBass Records. Materiali për të cilin po flasim, u bë i disponueshëm tanimë i punuar me vlera artistike me videoklip muzikor, për produksionin e të cilit është kujdesur Time Pictures. Video premiera është publikuar më 13 Maj 2025.

Teksti :: Song Lyrics

Më la zemra kur me the,
është mëkat që spo më sheh.
Të thash po nisem për Kosovë,
aty m'ke për dy-tri orë.

Në Prishtinë më the të pres,
të më zgjosh për çdo mëngjes.
Dije se për dashurinë,
si një shqiponjë, tek ti do të vi.

Ref: (2 herë)
Hyjnesha, e Prishtinës,
bukuria jote më djeg si zjarr.
Hyjneshë të qofsha falë,
ma vlon gjakun në damar.
Vetëm afër teje, ndihem i gjallë.

Ti atje e unë këtu,
si t'jetoj pa sytë e tu.
Kur me thua a po vjen,
më godet aty ku m'dhem.

Në Prishtinë më the të pres,
të më zgjosh për çdo mëngjes.
Dije se për dashurinë,
Si një shqiponjë, tek ti do të vi.

Ref: (2 herë)
Hyjnesha, e Prishtinës,
bukuria jote më djeg si zjarr.
Hyjneshë të qofsha falë,
ma vlon gjakun në damar.
Vetëm afër teje, ndihem i gjallë.

DËRGOI:
Komente 0