TEKSTESHQIP
Ylli Baka - Me Lini Te Fluturoj
Ylli Baka
Me Lini Te Fluturoj

Në mënyrë që impakti të jetë sa më i natyrshëm, projekti muzikor prezantohet në tregun e gjerë të muzikës i realizuar në spektrin vizual me një videoklip muzikor, i cili u publikua më 14 Prill 2020. Kënga u kompozua nga Valter Beqo, ndërsa tekstin e kreu Jorgo Papingji.

Teksti :: Song Lyrics

Kam ca ditë që s'ta dëgjoj
Zërin tënd të ëmbël shumë
Nuk e di si do duroj
Aman si do ver kjo punë
x2

Në do të ma dëgjoshë zënë
Më shpjer atje ku kam qënë
Mbyllur brënda nuk duroj
Më lini të fluturoj
x2

Ç'të të them moj e uruar
Të gjithë njerzit janë larguar
Mbetën djemtë pa martuar
Gjyshër e nipër pa takuar
x2

Në do të ma dëgjoshë zënë
Më shpjer atje ku kam qënë
Mbyllur brënda nuk duroj
Më lini të fluturoj
x2

Moj thëllënzë e prillit
Dil e bëj një zë bilbili
Dil e këndoni bashkë
Së ju presin njerzit jashtë
x2

Në do të ma degjoshë zënë
Më shpjer atje ku kam qënë
Mbyllur brënda buk duroj
Më lini të fluturoj
x2

DËRGOI:
Pjesë e eventit
Renditja
Top 200
Komente 0