>
BIOSHQIP

Ylli Limani: “Dafina Zeqiri është Gati Për Skenën Ndërkombëtare”

10-01-2014
Sipas këngëtarit nga Prishtina, Yll Limani, disa prej këngëtarëve të estradës shqiptare nuk janë për skenën muzikore shqiptare.

Ylli ka deklaruar në një intervistë për emisionin Express në KTV se ai personalisht e konsideron shumë me fat një artist që depërton në tregun ndërkombëtar. Sipas tij, Rita Ora ka nxitur një ndryshim në mentalitetin e artistëve shqiptar.



“Rita Ora mund të them se i ka lazdruar pak këngëtaret shqiptare. Tani shumë po mendojnë të depërtojnë në skenën ndërkombëtare. Mund të kesh para, mund të kesh famë, të shkosh në një nivel tjetër, por duhet të kesh edhe shumë fat”.

“Ka shumë artistë që po përpiqen kohëve të fundit për të depërtuar jashtë vendit dhe një prej atyre këngëtareve që nuk është për skenën tonë është Dafina Zeqiri”, u shpreh Ylli në KTV.
(Telegrafi)

Ylli Limani: “Dafina Zeqiri është Gati Për Skenën Ndërkombëtare”