TEKSTESHQIP

Ylli Limani Befason Dhe Vetë Këngëtarin Amerikan Të Këngës “A Drop In The Ocean“

15-8-2012
Ylli Limani Befason Dhe Vetë Këngëtarin Amerikan Të Këngës “A Drop In The Ocean“
Këngëtari amerikan, Ron Pope, ka befasuar të gjithë. Duke shfrytëzuar Twitterin, u ka bërë thirrje rreth 30 mijë ndjekësve të tij që të shikojnë askënd tjetër pos këngëtarin nga Prishtina, Yll Limanin.
Ylli, ish-pjesëmarrës i emisionit të talentëve të këndimit, The Voice Of Albania, ka performuar në një prej netëve këngën "A Drop In The Ocean", që është hiti më i madh i Ron Pope.

Performanca e talentit të jashtëzakonshëm duket se tashmë ka thyer kufinjt dhe ka arritur madje edhe në dorën e vet këngëtarit, i cili ka shpërndarë videon e performancës së Yllit në Voice.

"Shikoni Yll Limanin duke kënduar një prej këngëve të mia në Voice of Albania. E shikova në hartë, Shqipëria është pranë Italisë. Tani e di se nga vjen Ylli", ka shkruar artisti i njohur ndërkombëtarisht duke bashkangjitur videon e performancës.

Dhe, Ylli si një yll i vërtetë nuk e la pa iu falënderuar këngëtarit amerikan për komplimentin, respektin dhe nderin që i bëri.

"Jam shumë i lumtur që e ke parë. Është një prej këngëve të mia më të preferuara. Faleminderit që më ke shkruar. Ka domethënie të madhe për mua", është përgjigjur Ylli.

Ylli është në përgatitje të lansimit të videoklipit të tij të parë të këngës të cilin edhe e punoi vet, "Lart Mbi Yje".

Ron Pope është këngëtar i zhanrit pop dhe rock. Ai është rritur në Marietta të Georgias, ndërsa aktualisht vepron në Neë York City. Në vitin 2005, Ron Pope lansoi hitin e tij "A Drop in The Ocean". Ai tani njihet ndërkombëtarisht dhe në prill të këtij viti lansoi albumin e tij të fundit "Atlanta".
(Telegrafi)

Komente 0