Ylli Limani: “Voice Of Albania“, Eksperienca Më E Bukur
1-1-2013
Yll Limani, njëri ndër pjesëmarrësit nga Kosova që arriti të ketë një sukses të madh në edicionin e parë të " Voice of Albania", tani ka plane dhe paralajmëron këngë të reja për vitin 2013. Ylli thotë se pjesëmarrja në "The Voice" ishte njëra prej përvojave të tij më interesante dhe më të suksesshme.
"Voice of Albania" u dha mundësinë njerëzve të moshave të ndryshme të sfidonin vetën dhe të luftonin drejt realizimit të ëndrrave të tyre.
Në edicioni e parë të këtij spektakli morën pjesë shumë të rinj, përfshirë këtu edhe shumë kosovarë.
Njëri prej tyre është Yll Limani.
Talenti i Yllit është vlerësuar lart nga juria, përderisa tani ai konsiderohet njëri prej këngëtarëve me zërin më të mirë në skenën shqiptare.
Talenti i tij u vlerësua shumë në këtë spektakël, sidomos zëri, ndërkaq ai arriti që të shkojë deri në gjysmëfinale e këtij spektakli.
"Pjesëmarrjen time në "Voice of Albania" e konsideroj si eksperiencën me të bukur që do përjetoj ndonjëherë", u shpreh Ylli në një bisedë për Gazetën Express.
Ai tha se është absolutisht i kënaqur me gjithë atë çfarë arriti dhe deri ku arriti në garën e ‘The Voice’.
Mirëpo, sipas tij, gjithçka vlerësohet nga ajo se çka ndodh pas pjesëmarrjes atje.
"Voice of Albania’ më ka ndryshuar jetën rrënjësisht. Më formoi si artist, por mbi të gjitha si njeri", thotë tani Ylli.
Pas përfundimit të The Voice, Ylli e vazhdon karrierën e tij.
Tanimë ai ka hedhur disa hapa shumë të sigurt për të krijuar një karrierë të suksesshme prej një këngëtari.
Për adhuruesit e tij kjo është ajo çfarë kanë pritur nga ai.
Pas "The Voice", Ylli ishte njëri prej këngëtarëve më të kërkuar në Prishtinë.
Si rezultat, ai realizoi edhe disa këngë.
Njëra prej tyre, që po pëlqehet shumë - është "Lart mbi yje", të cilës iu realizua edhe videoklipi, e cila është njëra prej këngëve që po pëlqehet shumë nga publiku i tij.
"Kënga dhe videoklipi janë pritur në mënyrën më të mirë të mundshme, si nga ana e rrjeteve sociale, ashtu edhe nga televizionet dhe radiot e vendit", shprehet Ylli.
Me t’u dëgjuar në radio e shfaqur nëpër televizione të ndryshme, kënga filloi të pëlqehej nga të gjitha moshat.
Për sa i përket asaj se çka na ofroi viti që tashmë po e lëmë pas, Ylli shprehet se e konsideron nj vit me fat.
"Vitin 2012 e konsideroj si vitin më me fat të jetës sime. Ky vit më dha gjithçka që kam ëndërruar gjithmonë", thotë ai.
Për dallim prej shumë këngëtarëve të tjerë, që zakonisht mbajnë koncerte për Vitin e Ri, Limani do ta pretë bashkë me familjen e tij.
"Nga ky vit pres më të mirat e mundshme, ëndrra akoma më të mëdha të realizuara", thotë Ylli për pritjet e tij për vitin 2013.
Sigurisht njëri prej planeve të tij është edhe realizimi i ndonjë albumi, por edhe këngët e lehta moderne që janë edhe stil i tij.
Madje, edhe pjesëmarrja nëpër festivale nuk do të mungojë.
Adhuruesit do të presin shumë nga Ylli.

(Drilona Shala / Express)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0