>
BIOSHQIP

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Like Rihanna”

14-02-2016
Këngëtari i njohur Young Zerka sapo ka publikuar videoklipin e tij më të ri me titull "Like Rihanna".

Kënga është ritmike r&b dhe është punuar nga Big Bang Beats (Red Box Entertainment), e ndërsa teksti është shkruar nga vetë Young Zerka.

Videoklipi është realizuar nga produksioni nga Shqipëria Pro Video.

Ajo çfarë vërehet qartë është se Young Zerka nuk është më pjesë e ekpiti të MAX Production, pasi kënga e tij nuk është realizuar nga Alandy dhe as videoklipi nga MAX.

Në fakt kohëve të fundit shumë artist janë larguar nga label-i i MAX Production, kujtojmë që edhe Ronela Hajati së fundmi u larguar për shkak se ky menaxhim nuk ishte i duhuri për të.

Dhe në fakt ajo çfarë po shihet është se largimi i këtyre artistëve nga ky label po iu sjell përfitime të mira produksineve të tjera rivale nga Shqipëria, kjo pasi të gjithë artistët që nuk realizojnë më video me Max Production, janë drejtuar tek Pro Video.
(B.A/Teksteshqip.Com)

2 Fjalë Për Klipin E Ri “Like Rihanna”