>
BIOSHQIP

Zaimina E Gjen Kalin, Por Jo Edhe Princin

20-01-2016
Këngëtarja Zaimina Vasjari para pak javësh na paralajmëroi se shumë shpejt do të publikojë këngën e saj më të re, të cilën e ka gati.

Zaimina gjatë këtyre ditëve është duke i realizuar këngës edhe videoklipin, madje disa prej sekuencave të tij i ka postuar në Instagram.

Në një nga fotot që Zaimina e ka realizuar në “backstage” ajo shihet në pyll, në një ambient me dëborë e veshur me një pelerinë dhe afër ka një kalë.

Mesa duket Zaimina ka gjetur kalin e bukur, por bashk me të nuk ka qenë edhe princi. Kënga e saj e re është punuar në studion e Elgit Dodës.
(B.A/Teksteshqip.Com)

Zaimina E Gjen Kalin, Por Jo Edhe Princin