Zambaku I Prizrenit 2015
Kënga "Dashuri ku je", kompozuar nga Ylber Asllanaj dhe interpretuar nga Alia me tekst të Shefqet Gjocajt fitoi shpërblimin kryesor "Zambakun e argjendtë", ndërsa po ashtu mori edhe çmimet "Mikrofonin e artë" dhe çmimin e parë sipas vendimit të jurisë profesionale.
Interpretuesja, Saranda Aliu, ka marrë tri çmimet kryesore në edicionin e 27-të të festivalit tradicional të këngës së vjetër qytetare "Zambaku i Prizrenit 2015", që u mbajt në këtë qytet. Kënga "Dashuri ku je", kompozuar nga Ylber Asllanaj dhe interpretuar nga Alia me tekst të Shefqet Gjocajt fitoi shpërblimin kryesor "Zambakun e argjendtë", ndërsa po ashtu mori edhe çmimet "Mikrofonin e artë" dhe çmimin e parë sipas vendimit të jurisë profesionale.
Juria vendin e dytë ia ndau këngës "Pa ty" të kompozuar dhe me tekst të Naim Krasniqit, në interpretim të Neda Gjuriqit, ndërsa vendin e tretë e ndanë këngëtari i komunitetit boshnjak, Shaqir Ahmeti, me këngën "Fshehtësitë e ëmbla të Shatërvanit" dhe këngëtari Drenik Prizreni me këngën " Qyteti i dashurisë".
Pas lufte ky manifestim është organizuar nga Drejtoria për Kulturë e KK-së së Prizrenit, ndërsa është përkrahur edhe nga Ministria e Kulturës.
"Zambaku i Prizrenit" është ngjarja kryesore kulturore në këtë qytet, ndërsa vlerësohet se aktualisht ky është festivali i vetëm i këngës së vjetër qytetare jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë në hapësirën shqiptare. Ky festival është themeluar në vitin 1986 nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, subjektet kulturore të Prizrenit, Shoqata e Kompozitorëve të Kosovës dhe produksioni muzikor i ish-Radiotelevizionit të Prishtinës (RTP).
Festivali "Zambaku i Prizrenit", deri më tash ka afirmuar mjaft emra të muzikës së lehtë.

Zambaku I Prizrenit 2015 (Tekste & Video)
- 1Kjo MelodiJehona Lumi
- 2Po Të Lutem O PrizrenFahrush Azemi
- 3Mos Ju BesoMendim Shala
- 4MallMegi Laska
- 5Për TyMajlinda Bajrami
- 6Qyteti I DashurisëDenik Prizreni
- 7Lulja ImeYll Demaj
- 8Pa TyNada Gjuriqi
- 9Mi Fal LotëtSinera Kubati
- 10Ishe VogëlosheYlberina Avdyli
- 11Bohem Zog E Bohem Er’Naim Kerçuku & Irma Gjura
- 12Dashuri Ku Je?Saranda Alija
- 13Nga Së LarguEgzon Pireci & Majlinda Cikaqi
- 14SyzezaArdit Tafarshiku