>
BIOSHQIP

Zanfina, Rikthehet Videoklipi Në Youtube

20-07-2015
Këngëtarja Zanfina Ismaili kishte publikuar javën e kaluar videoklipin e saj më të ri "Nuk po të shoh", por që mesa duket disa probleme kanë bërë që të fshihet nga youtube edhe pse kishte marrë 100.000 klikime.

Por kënga e publikuar sot në youtube është ndryshe nga ajo tjetra që dëgjuam në fillim, kjo për arsye se një pjesë e saj ishte e blerë nga bullgarët dhe edhe pse i është rezervuar e drejta ata shlyen videoklipin e saj në youtube.

Por Zanfina ka bërë tashmë një zgjidhje, ajo ka ka ndryshuar një pjesë të këngës duke futur në të kështu këngëtarin Labinot Rexha, me këtë rast ajo ka ndërruar krejtsisht këngën duke e kthyer edhe në bashkpunim.

(B.A/Teksteshqip.Com)

Zanfina, Rikthehet Videoklipi Në Youtube