Ajo është vajza e mesme e këngëtarit dhe Artistit të Merituar Piro Sulioti dhe motra e Tenorit të Teatrit të Operës dhe Baletit Gjergj Sulioti. Ζhani lindi në Korçë në 01/06/1954 dhe që në moshë shumë të re u dallua për potencialin e madh muzikor që kishte që në moshë të re. Si nxënëse e shkollës fillore, ajo u spikat në të gjitha festivalet e pionierëve dhe si nxënëse e shkollës së mesme ajo mori pjesë në të gjitha festivalet e Radio Korçës. Në vitin 1973 u transferua në Tiranë për të studiuar në Akademinë e Arteve ku në konvikte u takua dhe zhvilloi një miqësi të madhe me tekstshkruesin kombëtare Zhuliana Jorganxhi duke kënduar çdo ditë me studentet dhjetra këngë të ndaluara, të njohura si këngët e qytetit të studentit. Në 1976 u kthye në Korçë dhe u emërua në qendra të ndryshme kulturore të fshatrave si Lumalas e Drenovë ku përgatiti disa talente të reja. Pas përmbysjes së regjimit socialist humbi punën dhe u detyrua të lëvizte si emigrante në Greqi ku qendrimi i saj nuk ishte konstant. Në vitin 2000 ajo u kthye përgjithmonë në Qytetin e Korçës si mësuese muzike në shkollën tetëvjeçare "Asdrëni" nga ku doli në pension. Kontributi i saj në muzikë është i madh kryesisht për traditën muzikore të qytetit të Korçës pasi ishte një nga solistet e para femra në korin emblematik "Lyra", këndoi dhe shpëtoi me emra të mëdhenj serenatat e qytetit të saj, megjithëse nuk ka shumë regjistrime. ??jë nga këngët e saj më të famshme është "verëshitësi" ndërsa ka kënduar shumë këngë me Spanja Pipën, Ilia Vinjaun, Mimoza Paravelin, Pavllo Shollën etj. Gjatë vitit 2002 ajo bëri koncerte brenda dhe jashtë vendit me babanë dhe vëllain e saj, ndërsa në 2014 u kthye me dy duete me vëllain e saj.