Zija Saraçi: “Ëndrra Ime Të Këndoj Në Sanremo“
13-12-2013
Zija Saraçi, këngëtari i njohur i festivaleve të muzikës së lehtë po përjeton një rini të dytë artistike.
Në kohën kur bashkëmoshatarët e tij përgatiten për pensionin, Saraçi, i njohur në Shqipëri edhe si kantautor, ka rifilluar në Itali aventurën e lënë përgjysëm në atdhe.
Që nga viti 2011, 65-vjeçari nga Durrësi ka arritur të hapë dyert e tre veprimtarive të rëndësishme muzikore në Itali: festivalin "San Vensan" (Saint Vincent), festivalin "Castrocaro – Terra del Sole" dhe "Tour music fest".
Rikthimi në skenë, mes këngëtarëve shumë të rinj, duke hedhur tej çdo paragjykim, meriton të tregohet si shembull i një ëndrre pa moshë, si një dëshmi optimiste në këto ditë para festave të fundvitit.
Gjithçka që kishte parë në ekranin e televizorit bardhë e zi shumë vite më parë është bërë për të shumë më e afërt.
Nga një seleksionim zanor në tjetrin, Saraçi është përballur para mikrofonit me djem dhe vajza të reja këngëtare, më shumë se 31 mijë konkurentë në të gjithë Italinë, por nuk ka ngurruar të përgatitet në leksione njëlloj si ata.
Njëlloj si ata ka synuar të jetë mes fituesve, dhe nuk ka hequr dorë edhe tani, kur ka një synim tjetër, që i kalon kufijtë e ëndrrës.
Zija Saraçi tregon kontaktin e parë me skenën, në vitin e largët 1966, atëherë kur bashkëmoshatarët e tij në Durrës e njihnin si "zhdoganuesin" e këngëve të huaja; kur këngëtarët italianë Luciano Tajoli dhe Claudio Villa ishin idhujt e tij lirikë; kur nga festivali i këngës së Durrësit ai vetë do të ndriçohej nga projektorët e Festivaleve në RTVSH; kur do të kujdesej që përballë kamerave asgjë të mos dilte jashtë kornizave apo atëhere kur do të vuante pasojat e asaj së cilës i ishte ruajtur më shumë: atësisë së tij. "Kanë qenë ditë të bukura, mes artistësh të mëdhenj-dëshmon Zijai, i cili prej më shumë se 10 vjetësh është vendosur në Itali së bashku me familjen.

Për gati tre dekada u ngjita në dhjetra skena, dhe në të njejtën kohë provova edhe dëbimin, me arsye absurde-shton ai. Po aq ka vuajtur në vitet 1990 kur ka hasur në indiferencën e institucioneve dhe kur mbështetja e tij e vetme në ditët e vështira është bërë familja, e shoqja Valentina dhe dy djemtë Barti dhe Maresteli.
Por tani, momentet depresive kanë mbetur pas dhe Saraçi i është rikthyer muzikës me të njejtin entusiazëm, si në vitet e rinisë.
Vitet e kaluara në Itali kanë qenë të ngjeshura me punë, e cila e ka rritur profesionalisht, por i ka dhënë edhe kënaqësinë e të kënduarit përkrah bashkëatdhëtarëve.
Shumë shpejt pas mbërritjes në Firence, Saraçi bëhet pikë referimi për artistët shqiptarë që jetojnë e punojnë në rajonin e Toskanës.
Këngëtari i detit zgjidhet unanimisht president i Shoqatës së shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë dhe vitet e Zija Saraçit duket sikur numërohen mbrapsht.
Ai e ndjen vetën më të ri dhe kërkon provën e kontaktit me spektatorët, në skenat shqiptare.
Rikthimi
Zija Saraçi ka mall për skenën shqiptare; ka mall edhe për spektatorët dhe për vite me radhë ka punuar për një koncert recital në atdhe.
Megjithëse ka hyrë në dekadën e shtatë të jetës, interpretuesi i njohur e ka fituar sfidën e parë të tij: Një vit më parë ai u ngjit në skenën e ngritur në shëtitoren e Durrësit duke kënduar me bashkëqytetarët e tij "Këngën e marinarit".
Më pas dhjetra këngë të tjera, të ripunuara me kujdes në Itali, atje ku jeton dhe punon.

Vitet e fundit ai ka përgatitur 80 krijime të reja, të cilat i ka depozituar në SIAE, Institucioni i të drejtave të autorit në Romë, ku vetë Saraçi është anëtar i rregullt që prej 10 vitesh.
Kantautori me shpirt të ri përpiqet ta harrojë faktin që katër këngët e paraqitura prej tij në komisionet përzgjedhëse të Festivaleve në RTVSH që nga viti 2005 morrën përgjigje negative.
Suksesi i pjesmarrjeve në festivalet "Saint Vincent", "Castrocaro – Terra del Sole" dhe "Tour music" nuk ia ka zbehur synimet për të ardhmen.
Mësimet intensive në Akademinë e Këngës dhe perfeksionimi pranë emrave të njohur të muzikës italiane i kanë hapur rrugë një ëndrre tjetër, nga ato që duket njëlloj me ëndrrat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
Por Zija Saraçi beson dhe punon vazhdimisht, i bindur se në vitin 2015 mund të ketë edhe një arritje tjetër të karrierën e tij që nuk do të plaket: të këndojë në Edicionin e radhës të Festivalit italian të këngës, në Sanremo.
Festivalet e këngës, 40 vjet suksese dhe peripeci
Në thelb historia e këngëtarit Zija Saraçi nuk ndryshon shumë nga ajo e shumë artistëve të tjerë të viteve 1970. Ai u bë shpejt i përkëdheluri i kompozitorëve të njohur si Nikolla Zoraqi, Gjon Simoni, Ferdinand Deda, për të cilët këngëtari durrsak vazhdon të ruajë një respekt të veçantë. Nga edicioni i 9-të deri në atë të 14-të Zija Saraçi ka marrë pjesë pa ndërprerje në festivalet e këngës. "Kam debutuar me këngën "Nënë dhe shoqe" të kompozitorit Tasim Hoshafi, I cili më përzgjodhi në konkurimin e Zërave të Rinj dy muaj përpara veprimtarisë-tregon ai.Po atë vit Saraçi këndon "Viti i ri" të Nexhmedin Dokos. Pastaj vijojnë: në Festivalin e 10-të këngët "Vajza me balonë" nga Aleksandër Lalo dhe "Horizontet" nga Aleksandër Peçi.

Në edicionin e 11-të, festivalin që shkatërroi karrierën e dhjetra artistëve ai këndon "Sonte u takoj të gjithëve", që u rendit e katërta pas grumbullimit të pikëve nga juritë në Tiranë dhe në rrethe. Në tre festivalet e radhës nga i 12-ti te i 14-ti Zija Saraçi këndon "Nëpër ditët tona" të Kastriot Gjinit, së bashku me Ramadan Muhametin këndon "Qyteti i ri" të Rexhep Hasimit dhe "Urimi i bardhë" i N. Bulos. Ishte një karrierë gjithnjë në ngjitje, spektatorët e donin dhe e duartrokitnin, e megjithatë Saraçi ishte i kujdesshëm në paraqitjet e tij. Duket sikur durrsaku i këngës ia kishte dalë të mbijetonte në periudhën më të vështirë për krijuesit dhe interpretuesit shqiptarë të këngës.
Por në fakt nuk ndodhi kështu. Një shkrim i vitit 1974 në gazetën "Zëri I popullit" me titull "Të mos ambjentohemi me të huajën" ndër të tjera evidentonte shfaqjet e huaja të Saraçit në skenë. Një goditje që habiti shumëkend, nga ata që vinin re kujdesin e Saraçit për klishetë e përcaktuara, por që sipas atij vetë lidhej me smirën dhe me emrin e babait të tij, edhe pse nuk kishte jetuar me të asnjë ditë. Artisti I mirënjohur i "Këngës së marinarit", krijim i kompozitorit Isuf Xhumrri dhe poetit Moikom Zeqo do të niste kalvarin e pamerituar të luftës për tu rikthyer te pasioni i tij, kënga dhe skena.
Ajo që ka ndikuar pozitivisht në jetën e Saraçit në këtë periudhë të vështirë ka qenë krijimi I familjes. Në shtator të vitit 1974, Zijai u fejua me Valentinën, një vajzë elbasanase, edhe ajo artiste amatore. Fatmirësisht në këtë periudhë vazhdoi të punojë edhe në estradën e Durrësit. Saraçi kujton se në vitin 1982, 6 vjet pas goditjes, kompozitori Gazmend Mullahi që porsa kishte ardhur në redaksinë e muzikës në Radio-Tirana, asistoi në shfaqjen e estradës së Durrësit. "Ai më ftoi të jemë pjesmarrës në Anketën muzikore të Radios, ku këndova për herë të parë si kantautor dhe fitova vendin e pare-tregon Zija Saraçi. Në dy Festivalet e mëpasëm 1985-1986 dy krijimet e kompozuara nga Zija Saraçi interpretohen nga Petrit Lulo, dhe nga dueti Pëllumb Elmazi-Jolanda Dhamo. Në vitet 1988 dhe 1990 Zija Saraçi këndon së bashku me Engjëllushe Lazen, ndërsa në vitin 1990 këndon krijimin e tij "Ëndërr". Një ëndërr që u ndërpre në çastin më të bukur.

(b.t/shqiptarja.com)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0