TEKSTESHQIP
Adem Ramadani & Gold AG - Fjalët E Babës
Adem Ramadani & Gold AG
Fjalët E Babës

Kënga u kompozua nga Adem Ramdani, autorë të tekstit rezultojnë të jenë vetë Adem Ramadani & Gold AG, ndërsa produksionin e kryen Makam Studios. Pritej shumë dhe përgjigja është fakti që hiti i ri lansohet tek ata që mezi po e prisnin i kompletuar shumë bukur edhe me klip muzikor, për produksionin e të cilit u bashkëpunua me BUG Production. Video hiti impaktoi platformat online me datë 6 Nëntor 2025 dhe direkt pas publikimit u adhurua nga fansat.

Teksti :: Song Lyrics

Saherë kur çelin k'to pemë
Më kujtohet baba jem
Në gurbet pa ba me dal
m'i pat than nja dy tri fjalë

Ngoi mir bir fjal't e babës
Janë nga zemra e t'vërteta
Se shum' shtrenjtë i kam pagu
Nga m'simet që m'i dha jeta

Ke kujdes bir nga gurbeti
Se pak t'jep e ma shumë t'merr
Mos harro tokën që t'rriti
Mbaje n'men bir k'te saher'

E mori jetë pse k'shtu m'dole
M'shtine me lujt role mi role
Zogu pa krah e peshku pa ujë
Sikur shqiptari n'tokën e huje
Larg e ma larg prej trojev tona
E qysh me lon kur o e jona
E çka na gjet që na hini hilja
Ça t'duhet parja kur so familja
M'so fjalën babë e m'so fjalën dhe
Se k'to të dyjat e bojn ni atdhe
E mos ja le tani fajin kerkuj
Nëse e fol te shpia gjuhen e huj
Për bukuri kur vesin f'mia
Thuj s'ka o bir sikur Shqipnia
Dije kush je kurr mos e hup
Kthehu me shpirt e jo veç me trup.

T'kam pa n'andër pram o bir
Si i vogel qysh je kan
Me ju pas gjithmonë te shpia
Krejt' çka kam i kisha dhan

Çelna derën pak ma shpesh
Mos e le veç verë e m'verë
Se shpejt' mun me ardh një ditë
S'ka ma derën kush ta çel

Ke kujdes bir nga gurbeti
Se pak t'jep e ma shumë t'merr
Mos harro tokën që t'rriti
Maje n'men bir k'te saher'

VIDEOKLIPE

Komente 0