Aferdita Bajrami
Aferdita Bajrami
Aferdita Bajrami
  • Vendlindja:
  • Prishtinë
  • Jeton në
  • Zürich
  • Mosha:
  • 44 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 29 Maj 1979
  • Horoskopi:
  • ♊ Binjaket
{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}


Këndon kryesisht: popullore moderne
Aferdita Bajrami është këngëtare e njohur. Ajo ishte yll i pa diskutueshëm dhe këngët i kishtë të dëgjuara, të pëlqyera dhe shumë të transmetuara në radio e televizion. Afërdita Bajrami për një kohë u largua nga skena, duke lënë zbrazëti. Por, zeshkanja e bukur e me zë karakteristik i rikthehet gjithmonë muzikës.

Më datë 18 Nëntor 2004 Aferdita Bajrami publikon videoklipin "Të Premtoj".

Në Nëntor 2005, Aferdita Bajrami merr pjesë në Kënga Magjike 2005 me këngën "S'paske Qenë Naiv".

Më datë 21 Maj 2017, Aferdita Bajrami & Dritan Bajraktari publikojnë videoklipin "Dy Tre Nete".

Më datë 8 Shtator 2018, Aferdita Bajrami publikon videoklipin "Në Këtë Jetë". Ajo rikthehet fuqishëm dhe shumë në formë në projetin e ri. Muzika dhe teksti mbajnë vulën e Arsim Bunjakut, ndërkaq orekstrimi është bërë nga Ardian Kastrati. Videoklipi është punuar nga “Bug Production”.

Më datë 1 Mars 2019, Aferdita & Mira publikojnë videoklipin "Mos I Mbyll Sytë". Kjo këngë i dedikohet Ibush Bajramit dhe këndohet nga dy vajzat e tij: Afërdita dhe Mira. Afërdita thotë se edhe pse gurbeti i ndau për së gjalli, babai do jetë përjetësisht në zemrat e tyre dhe gjithmonë do e kujtojnë me mall. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.

Më datë 27 Korrik 2022, Aferdita Bajrami publikon videoklipin "Ku Je Dashni". Muzika e këngës u punua nga Egzon Bajraliu, teksti u shkrua nga Kreshnik Avdiu, ndërsa për orkestrimin u kujdes Nexhat Mujovi (Wirusi). Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »



Pjesëmarrja Në Festivale:


Komente 17